Arkiv-Lajme

Kujtohen serbët: Fletë-arresti për Ivanin e "Tmerrshëm" pse hyri në fushë më 14 tetor

Postuar në 04 Nëntor, 2014 14:29

Është data 4 nëntor dhe pas njëzet ditësh,  më në fund autoritetet serbe kane lëshuar flet-arrest për huliganin e njohur serb, Ivan Bogdanov, pas futjes në fushën e blertë në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor. Sipas mediave në Beograd, policia serbe është në kërkim të tij. Bogdanov, anëtar i grupit të tifozëve të Crvena Zvezdës “Ultra Boys” nga Senjaka, është i njohur edhe për incidentin në Gjenova të Italisë në vitin 2010, kur u ndërpre ndeshja ndërmjet Italisë dhe Serbisë.

Libri i ish-kancelarit Helmut Kohl: Gabimi fatal i Shroderit, pranimi i Greqisë në Eurozonë

Postuar në 04 Nëntor, 2014 13:08

Në prani edhe në kreut të ri të ekzekutivit të BE-së Junker, është prezantuar libri i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, i komentuar si një apel për Evropën në krizë. Në librin e tij të ri me vetëm 120 faqe Kohl kritikon ashpër edhe pasardhësin e tij Gerhard Schroder. Në prezantimin e Franfkurtit, Kohl fliste me vështirësi dhe mezi kuptohej, thotë Dojçe Vele.

Deputetja Xhuvani mes lotësh jep dorëheqjen nga mandati. Rama para mediave: "Ligji, i njëjtë për të gjithë"(video)

Postuar në 04 Nëntor, 2014 11:50

Deputetja socialiste Luiza Xhuvani i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqytet ku është implikuar edhe djali i saj Kostandin Xhuvani. Ajo doli për një deklaratë të shkurtër për mediat, në prani të kryeministrit Rama. Mes lotëve, deputetja Xhuvani kërkoi që drejtësia të bëjë drejtësi dhe djali i saj të trajtohet i barabartë përpara ligjit. Ajo pohoi se nuk mund ta mohojë birin e vet dhe do t’i gjendet pranë si çdo nënë, por tha se lutet që mos t’i ndodhë aksujt kjo që i ka ndodhur asaj.

Cani prezanton nesër në Kuvend projekt-buxhetin 2015 dhe paketën e re fiskale. Dalin detaje mbi taksat që rriten dhe taksat që ulen

Postuar në 04 Nëntor, 2014 11:39

Kuvendi nis nesër diskutimin zyrtar mbi projektbuxhetin e vitit 2015 dhe mbi paketën e re fiskale. Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet në mëngjes herët dhe pritet që gjatë ditës së nesërme ministri i Financave Shkëlqim Cani të prezantojë dy draftet. Burime nga ministria e Financave bëjnë të ditur se në projektbuxhetin e vitit 2015 të ardhurat janë planifikuar të jenë në masën 414 miliardë lekë ndërsa shpenzimet rreth 475 miliardë lekë. Ndërsa sa i përket paketës së re fiskale, drafti parashikon ndryshimin e një serë taksash.

Euro 2016, Platini “ja hedh” edhe atdheut të tij, Francës. Akuza për investimet dhe përfitimet

Postuar në 04 Nëntor, 2014 09:59

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ishte një nga ata që insistuan që Kampionati Evropian i vitit 2016 të mbahet në Francë, por jo për atdhedashuri. Siç kanë raportuar mediat franceze sot, Platini dhe organizata që ai drejton kanë mashtruar francezët, pasi vendi pritet të investojë rreth 1.7 miliardë euro për renovimin dhe organizimin e evenimentit. Ndërkohë që gjithë përfitimi nga ky organizim do të derdhet në arkat e UEFA-s. Një gjë e tillë ka irrituar ministrin Alain Juppe, i cili ka kërkuar një shumë të këtij fitimeve.

Debati për Kodin Rrugor, vetë deputetët e mazhorancës i shohin si absurde gjobat për kutinë e ndihmës së shpejtë

Postuar në 04 Nëntor, 2014 09:28

Kutia e ndihmës së shpejtë për drejtuesit e automjeteve është bërë objekt debati në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ku u diskutuan ndryshimet në Kodin Rrugor.  Tv Klan thotë se përfaqësues të Shoqatës së Autoshkollave raportuan në komision se nuk ka patur asnjë rast ku  kutia e ndihmës së shpejtë të ketë shpëtuar jetë njerëzore pas një aksidenti rrugor.

Debati mbi kutinë ka ndarë edhe deputetët e mazhorancës, të cilët e kanë konsideruar të ekzagjeruar një masë të tillë, e cila sipas tyre nuk aplikohet edhe në shumë vende të Bashkimit Evropian.

Endira Bushati rikthehet në krye të AMA-s, Apeli i heq masën e pezullimit

Postuar në 04 Nëntor, 2014 08:41

Pasi Gjykata e Apelit ka pranuar sot kërkesën e saj për t’i hequr masën e pezullimit si kryetare e AMA-s, Endira Bushati rikthehet në punë si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Gjykata e Shkallës së Parë kishte pranuar një kërkesë të Prokurorisë për të zgjatur edhe tre muaj pezullimin e Bushatit në krye të AMA-s.

Indeksi i prosperitetit, Shqipëria bie një vend krahasuar me 2013-ën. Më keq në rajon është Bosnje-Hercegovina

Postuar në 04 Nëntor, 2014 08:11

“Legatum  Institute”, një organizatw qw bashkon disa kompani me qendër në Londër,  ka publikuar një listë të indeksit të prosperitetit për shumë vende(142). Paraprakisht përkufizohet edhe çfarë është prosperiteti, që sipas “LI” është diçka më shumë sesa akumulmi i mirëqenies. “Është gëzimi i çdo dite dhe perspektiva e një jete më të mirë në të ardhmen”. Dhe në “Legatum Prosperity Index” për vitin 29014, Shqipëria rezulton në vend të 84-t në botë, një vend më poshtë se viti 2013.

Rikthim tek vendimi gjyqësor që shpalli dënimin me 2 vjet burg të Konstandin Xhuvanit

Postuar në 04 Nëntor, 2014 07:43

Pas masakrës së sotme ndaj të gdhirë me katër viktima, mediat i janë rikthyer vendimit gjyqësor që dënoi me dy vjet burg Konstandin Xhuvanin për vrasje në nëntor 2011, të firmosur nga gjykatësi Gerd Hoxha. Sipas zbardhjes së vendimit 2027, Xhuvani është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme“, parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal dhe dënohet me 3 (tre) vjet burgim.

Një kritikë e Edison Ypit për librin e fundit të Mira Meksit. Edhe sulme, por edhe disa mendime që duhen marrë në konsideratë

Postuar në 04 Nëntor, 2014 06:10

Edison Ypi shkruan sot te “Mapo” për romanin e fundit të Mira Meksit, “Mallkimi i priftëreshave ilire”. Ypi njihet për stilin e vet goditës, për qasjen direkte ndaj temës për të cilën shkruan dhe që shpesh e kalon në zbërthim asgjësues të tjetrit, të cilin e përshkruan ashtu siç e percepton. Pa hequr dorë nga sulmet personale. Mirëpo në rastin e Meksit, Ypi është marrë me atë çfarë ajo ka shkruar në parathënien e veprës,  pra i ka qëndruar disi larg personalizimit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme