Debati për Kodin Rrugor, vetë deputetët e mazhorancës i shohin si absurde gjobat për kutinë e ndihmës së shpejtë

Postuar në 04 Nëntor, 2014 09:28

Kutia e ndihmës së shpejtë për drejtuesit e automjeteve është bërë objekt debati në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ku u diskutuan ndryshimet në Kodin Rrugor.  Tv Klan thotë se përfaqësues të Shoqatës së Autoshkollave raportuan në komision se nuk ka patur asnjë rast ku  kutia e ndihmës së shpejtë të ketë shpëtuar jetë njerëzore pas një aksidenti rrugor.

Debati mbi kutinë ka ndarë edhe deputetët e mazhorancës, të cilët e kanë konsideruar të ekzagjeruar një masë të tillë, e cila sipas tyre nuk aplikohet edhe në shumë vende të Bashkimit Evropian.

Sipas deputetit socialist Artan Gaçi në Europë i aksidentuari nuk preket me dorë dhe nuk është jodi ai që shpëton jetë njerëzish, por janë qeset termike që ruajnë temperaturën e trupit.

Kutia e ndihmës së shpejtë shkaktoi dhe një tjetër përplasje mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Transporteve. Juristët e kësaj të fundit hodhën poshtë propozimin e mbërritur nga dikasteri i ministrit Beqaj, i cili ka këkruar që të jetë ministria e drejtuar prej tij që  të përcaktojë se çfarë duhet të përmbajë kutia e ndihmës së shpejtë.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.