Libri i ish-kancelarit Helmut Kohl: Gabimi fatal i Shroderit, pranimi i Greqisë në Eurozonë

Postuar në 04 Nëntor, 2014 13:08

Në prani edhe në kreut të ri të ekzekutivit të BE-së Junker, është prezantuar libri i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, i komentuar si një apel për Evropën në krizë. Në librin e tij të ri me vetëm 120 faqe Kohl kritikon ashpër edhe pasardhësin e tij Gerhard Schroder. Në prezantimin e Franfkurtit, Kohl fliste me vështirësi dhe mezi kuptohej, thotë Dojçe Vele. Gjithsesi, figura e madhe e Gjermanisë pohon se pasardhësi i tij Schroder ka bërë tre gabime fundamentale: pranimi i Greqisë në zonën e euros, shkelja e paktit të stabilitetit të euros dhe deficiti tepër i lartë, si dhe dëmtimi i aleancës transatlantike me kundërshtimin e luftës në Irak. Gjithsesi, tema kryesore e librit të Kohlit ështe e kaluara. Për shkak të vështirësive që kontinenti dhe vendi i tij kanë kaluar, por edhe të sakrificave që janë dashur për Europën e Bashkuar, Kohl dëshiron që politikanët e sotëm ta kenë të qartë se veç kjo Evropë siguron paqen në kontinent.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.