Euro 2016, Platini “ja hedh” edhe atdheut të tij, Francës. Akuza për investimet dhe përfitimet

Postuar në 04 Nëntor, 2014 09:59

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ishte një nga ata që insistuan që Kampionati Evropian i vitit 2016 të mbahet në Francë, por jo për atdhedashuri. Siç kanë raportuar mediat franceze sot, Platini dhe organizata që ai drejton kanë mashtruar francezët, pasi vendi pritet të investojë rreth 1.7 miliardë euro për renovimin dhe organizimin e evenimentit. Ndërkohë që gjithë përfitimi nga ky organizim do të derdhet në arkat e UEFA-s. Një gjë e tillë ka irrituar ministrin Alain Juppe, i cili ka kërkuar një shumë të këtij fitimeve. UEFA dhuroi 20 milionë euro, por një shumë e tillë është e pakonsiderueshme në krahasim me atë që do të përfitojë UEFA, rreth 900 milionë euro.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.