Një kritikë e Edison Ypit për librin e fundit të Mira Meksit. Edhe sulme, por edhe disa mendime që duhen marrë në konsideratë

Postuar në 04 Nëntor, 2014 06:10

Edison Ypi shkruan sot te “Mapo” për romanin e fundit të Mira Meksit, “Mallkimi i priftëreshave ilire”. Ypi njihet për stilin e vet goditës, për qasjen direkte ndaj temës për të cilën shkruan dhe që shpesh e kalon në zbërthim asgjësues të tjetrit, të cilin e përshkruan ashtu siç e percepton. Pa hequr dorë nga sulmet personale. Mirëpo në rastin e Meksit, Ypi është marrë me atë çfarë ajo ka shkruar në parathënien e veprës,  pra i ka qëndruar disi larg personalizimit. Dhe ka sjellë një kritikë sërish asgjësuese, por duke kapur disa pohime që janë historikisht të diskutueshme, të tilla meqë janë në parathënie, pra jo tril letrar. P.sh “mbretëresha Teutë…me bëmat e saj…(bëri të mundur) hapjen e një faqeje të re ne historinë e botës; perëndimin e Greqisë dhe daljen në skenë të Romës”, citon Ypi, Meksin. Ky është një pohim kaq i diskutueshëm historikisht, saqë e vë në diskutim edhe vetë kapacitetin e shkrimtares për t’iu qasur një pune të tillë. Ypi vetë nuk mungon të fshikullojë: “Për të qeshur sa duhet me këto budallallëqe duhen kushte. Shëndet së pari, që të mos ndali zemra dhe të mos shpërthejë gjaku nga brimat e veshëve. Të jesh në qejf se i ke punët në vijë. Ta kesh rrogën të paktën nja 5 mijë Euro në muaj. Unë nuk plotësoj asnjë nga këto kushte, prandaj nuk po qesh aspak por po vazhdoj leximin e auto-parathënies”, shkruan Ypi. Më tej një pohim po kaq i guximshëm: “Ideali i Teutës për të pushtuar Greqinë, vendin e saj shpirtëror për të krijuar mbretërinë iliro-greke….”, sjell një tjetër bubullimë nga Ypi. Është folur shpesh që kritika i mungon letërsisë shqipe dhe me këtë argument, “sulmi” i Ypit, ka kuptim dhe vlerë se ofron një mendim publik për një vepër që ka patur jehonë jo të vogël. Dhe jemi koshientë se shpesh promovimi i veprës çon në renditje imagjinare vlerash letrare, pikërisht se mungon ajo kritikë që do të filtronte si duhet botimet, por edhe çmimet. Kjo natyrisht nuk i heq asgjë veprës së Mira Meksit, e cila sfidën e vërtetë e ka me lexuesit.

http://mapo.al/2014/11/04/llallallaja-e-mira-meksit/

s.z

Comments

Submitted by E qeshura ben m... (not verified) on

E qeshura ben mire, Yp

dhe ke prekur pjese te mahisura plage morale...

Jane individe te paguar, shperblyer apo nderuar per pune dhe aftesi e vlera te pa pasura kurre...

Te kujtohet Yp, kur Fondacioni Velia, me violine te pare zonjen Mira meksi,

pergatiti dy "Cmime Kadare", secili me 20 mije dollare, dhe

dhe ju lute dy shkrimtareve te huaj t'a pranonin ate?

Njeri ishte me origjine arberesho-shqiptare -Sabato-, dhe

Tjetri me origjine ceko-komuniste, Kundera,

te dy me te medhenj se Ismail Kadare.

Plaku i shkrete, u ngrit dhe erdhi nga fundi i botes,

kurse Tjetri kerkoi t'ja sillnin dollaret e Piramides Velia, ne Paris!

Sot, te dyja cmimet jane harruar,

as Dhenesi, as marresit nuk i shenojne ne biografite (CV-te) e tyre...

Po, hajde te qeshim, Yp...!

Submitted by Bard (not verified) on

Librat e Mira Meksit jane bestseller pa dale ende ne treg, nje ushtri mediatike i qendron gatitu per ta shpallur "vepren" e saj nje kryeveper, e librin e saj "kryeliber". Keta po na thone gjithe kohes se eshte me mire te shkruash keq sesa te mos shkruash, e une them qe eshte me mire te mos lexosh fare se te lexosh gjera te shemtuara apo pa vlere. Jeta eshte teper e shkurter per te lexuar kotesira..

Submitted by Ilda (not verified) on

Deri kur do vazhdojme te lexojme qelbesirlleqet e Edison Ypit, qe te gjithe e dime qe paguhet per te share. I njejti nivel si nje vrases me pages. Meksi eshte zonje e letrave.... Kujt ti djegin syte le te hajne mut

Submitted by Olesia (not verified) on

Ca shkrimesh te shpifura ben ky Edison Ypi. Si nuk i vjen ndot nga vetja. Kete Edison Rypin e paguajne per te shkruar dhe share vlerat nga artistet xheloz

Submitted by Olesia (not verified) on

Deri kur do vazhdojme te lexojme qelbesirlleqet e Edison Ypit, qe te gjithe e dime qe paguhet per te share. I njejti nivel si nje vrases me pages. Meksi eshte zonje e letrave.... Kujt ti djegin syte le te plas. Ky jep gjykim pa lexuar vepren hejjj sa qesharake

Submitted by Olesia (not verified) on

Jep gjykim edison ypi pa lexuar vepren. E paguajne kete njeri per te share miletin. Nuk e di si ende merren me te. Xhelozia eshte gje e madhe. I plasen syte njerzve nga suksesi i autores Meksi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.