Arkiv-Lajme

Dëshmia për vrasjen e katërfishtë. Alban Ballcaj rrëfen versionin e ngjarjes

Postuar në 05 Nëntor, 2014 07:48

Alban Bllacaj, një nga personat e ndaluar për vrasjen e katërfishtë, zbulon në një intervistë që publikohet nga “Shekulli” se autor i vrasjeve është Konstandin Xhuvani.Më poshtë intervista që rrëfen atë qëndodhi:

Si ka nisur konflikti para se të ndodhte vrasja?

Intervista/Rritja ekonomike 3% për vitin 2015, e realizueshme. Bujqësia do të jetë prioritet absolut i ekonomisë. Nevojitet një politikë industriale e re, që nuk mund të jetë industria “famëkeqe” e fasonëve, por ajo e vlerës së shtuar

Postuar në 05 Nëntor, 2014 07:16

Selami Xhepa, Instituti Kanadez i Teknologjisë, Tiranë

Letër publike e biznesmenit Hajredin Fratari. Akuza Ministrit të Brendshëm. “Arrestimi im i paligjshëm. Çështjen do ta çoj në Strasburg”

Postuar në 05 Nëntor, 2014 06:06

Biznesmeni Hajredin Fratari, arrestuar dhe liruar pak ditë më parë, ka bërë publike sot një letër përmes së cilës akuzon ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Fratari thotë se arrestimi ka qenë i paligjshëm dhe se për këtë do të kërkojë drejtësi deri në Strasburg. Ja se ccfarë thotë ndër të tjera biznesmeni: “Më datë 24 tetor 2014, në orën 1015 një punëtor më sjell në zyrë urdhërin nga INUK për pezullim 10-ditor punimesh të objektit që po ndërtoj. Një orë përpara, policia kishte shkuar në objekt dhe kishte nëpërkëmbur katër punëtorë me preteksin e kontrollit.

Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë për Fullanin dhe Golemin. Do të gjykohen në gjendje të lirë

Postuar në 05 Nëntor, 2014 04:20

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryeinspektoren e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Avokati mbrojtës i Golemit e cilësoi të padrejtë mbajtjen në burg të klientes së tij, duke argumentuar se kryeinspektorja e Bankës së Shqipërisë ka kryer detyrën funksionale të Auditit të Brendshëm.

Pas këtij vendimi, Elivar Golemi pritet lërë qelitë e paraburgimit për të qenë e pranishme në 20 nëntor, kur dhe në Gjykatën e Tiranës do të nisë

Preshevë, iniciohet peticion për organizmat ndërkombëtare. “Serbia po konfiskon shtetësinë e shqiptarëve të Luginës”

Postuar në 05 Nëntor, 2014 02:31

Agjencia “Ina” raporton për disa zhvillime në Luginën e Preshëvës, që për shqiptarët e atyshëm lexohen si politika të spastrimit të butë nga Serbia. Agjencia citon kreun e Lëvizjes për Integrimin e Luginës së Preshevës, Fatmir Arifin, sipas të cilit ka katër vjet që nga autoritetet serbe ndiqen politika të cilat sipas tij mund të konsiderohen si konfiskim i shtetësisë.

Vrasja e katërfishtë, policia lë të lirë Alban Ballcajn. Xhuvani dhe Sida nuk pranojnë autorësinë dhe deklarojnë se nuk mbajnë mend asgjë

Postuar në 05 Nëntor, 2014 02:11

Policia ka lënë të lirë, Alban Ballcajn, një nga personat e ndaluar për ngjarjen e mëngjesit të djeshëm ku mbetën të vrarët katër persona. Sipas “Ora-News”, policia e ka liruara Ballcajn, që është edhe djali i tezes së viktikës Arbër Demiraj, pasi “pasi nuk janë gjetur elementë që ai të jetë përfshirë në konflikt”. Për rrjedhojën të dyshuar për ngjarjen  mbeten Konstandin Xhuvani dhe Erald Sida. Sipas televizionit në fjalë, të dy të ndaluarit nuk kanë pranuar autorësinë e krimit dhe deklarojnë se nuk mbajnë mend gjë.

Projekbuxheti; ulet fondi për Presidencën, Kryeministrisë i dyfishohet. Më e paguara ministria e Mirëqenies Sociale

Postuar në 05 Nëntor, 2014 02:03

Qeveria ka parshikuar ulje të mëtejshme për buxhetin e presidencës, nga 183 milionë lekë në 176 milionë lekë. Kështu shkruan “Shqiptarja.com”, që shton se rroga e Presidentit mbetet 257 mijë lekë.  Me projektbuxhetin e ri parashikohet gjithashtu që buxheti i qeverisë të shkojë nga 527 milionë lekë në 1.1 miliardë, gati dyfishim. Më e buxhetuara është Ministria e Mirëqenies Sociale me 76 miliardë lekë, ndërkohë që sipas gazetës në fjalë, shpenzimet për institucionet buxhetore rriten pavarësisht se Prodhimi i brendshëm Bruto ulet.

Andi Bushati e cilëson të ulët “rolin që Rama i dha Luiza Xhuvanit”. “I dhanë rolin më mizor të jetës së saj…”

Postuar në 04 Nëntor, 2014 16:47

Andi Bushati shkruan sot në faqen “Lapsi.al” për menaxhimin politik që kryeministir i bëri njgjarjes së rëndë ku mbetën të vrarë katër shtetas. Çështja që ka prekur Bushati, është dalja e Luiza Xhuvanit në krah të kryeministrit për të dhënë dorëheqje nga mandati i deputetes, në atë që mund të jetë momenti më i rëndë i jetës së saj. Dhe këtu Bushati ngre një pikpëyetje për kryeministrin: “…Luiza Xhuvani nuk ka shkuar vetë.  Atë e kanë detyruar ta japë këtë shfaqje.

Vrasja e djeshme; Balla i Policisë: “Ka patur dy palë në konflikt. I pasqaruar ende pozicioni i Demirajt”. Një e dhënë se pistoleta e Xhuvanit nuk kishte fishekë

Postuar në 04 Nëntor, 2014 16:06

Ilirjan Balla, shef i seksionit të luftës kundër krimeve të rënda në Policinë e Shtetit ka dhënë sot në “Opinion” disa hollësi që sqarojnë dinamikën e vrasjes së mëngjesit. Kështu Balla ka theksuar se “ka patur dy palë në konflikt” dhe se e sigurtë është që shtetasit Edison Jaho  vjeç 36 dhe Enea Xhaj vjeç 38, kanë qenë në një tavolinë dhe duket kanë qenë objektivi kryesor i qitjes së kryer. Balla ka nënvizuar se personat e ndaluar janë zyrtarisht të dyshuar për ngjarjen dhe se do të jetë hetimi ai që do të përcaktojë akuzën.

Kosovë, kriza politike afron edhe katastrofën financiare nëse nuk veprohet shpejt

Postuar në 04 Nëntor, 2014 15:26

I ftuar në emisioni Rubikon të KTV-së në Prishtinë, drejtori Ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Kosova po shkon drejt një katastrofe financiare, dhe pagat janë vetëm për muajin janar. "Ekziston ligji i menaxhimit të financave publike i cili në nenin 24 në pikën 2 e bën të qartë çka ndodh në qoftë se fillon viti i ri financiar në Kosovë dhe nuk ka parlament.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme