Vrasja e katërfishtë, policia lë të lirë Alban Ballcajn. Xhuvani dhe Sida nuk pranojnë autorësinë dhe deklarojnë se nuk mbajnë mend asgjë

Policia ka lënë të lirë, Alban Ballcajn, një nga personat e ndaluar për ngjarjen e mëngjesit të djeshëm ku mbetën të vrarët katër persona. Sipas “Ora-News”, policia e ka liruara Ballcajn, që është edhe djali i tezes së viktikës Arbër Demiraj, pasi “pasi nuk janë gjetur elementë që ai të jetë përfshirë në konflikt”. Për rrjedhojën të dyshuar për ngjarjen mbeten Konstandin Xhuvani dhe Erald Sida. Sipas televizionit në fjalë, të dy të ndaluarit nuk kanë pranuar autorësinë e krimit dhe deklarojnë se nuk mbajnë mend gjë.
http://www.oranews.tv/vendi/masakra-ne-tirane-lihet-i-lire-alban-ballcaj...
s.z
Add new comment