Kosovë, kriza politike afron edhe katastrofën financiare nëse nuk veprohet shpejt

I ftuar në emisioni Rubikon të KTV-së në Prishtinë, drejtori Ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Kosova po shkon drejt një katastrofe financiare, dhe pagat janë vetëm për muajin janar. "Ekziston ligji i menaxhimit të financave publike i cili në nenin 24 në pikën 2 e bën të qartë çka ndodh në qoftë se fillon viti i ri financiar në Kosovë dhe nuk ka parlament. Sipas ligjit në fjalë qeveria e Kosovës është ushtruese legjitime e shpërndarjes së buxhetit ka drejtë të shpenzojë vetëm për muajin e parë buxhetin e vitit vijues, pra vetëm në rast të mbajtjes së zgjedhjeve në katër muajt e fundit para fillimit të vitit financiar do të kishte të drejtë të shfrytëzonte muajin e dytë dhe në qoftë se kishte një parlament që me një vendim të veçantë të miratonte edhe muajin e tretë", tha ai.
Sipas Abdixhikut, duhet ndërhyrje për shkak se vendi po shkon në krizë financiare.
a.k
Add new comment