Dëshmia për vrasjen e katërfishtë. Alban Ballcaj rrëfen versionin e ngjarjes

Alban Bllacaj, një nga personat e ndaluar për vrasjen e katërfishtë, zbulon në një intervistë që publikohet nga “Shekulli” se autor i vrasjeve është Konstandin Xhuvani.Më poshtë intervista që rrëfen atë qëndodhi:
“Si ka nisur konflikti para se të ndodhte vrasja?
Alban Ballcaj: Ne kemi qenë të ulur në një tavolinë. Unë, Arbri, Konstandini dhe Eraldi. Shumë pranë nesh në një tavolinë tjetër, kanë qenë ulur dy presona të tjerë, më të mëdhenj në moshë se ne, por unë nuk i njoh, nuk i kisha parë ndonjëherë. Konstandini ka folur me njërin prej këtyre dy djemve, ka folur disa herë. Dukej sikur njiheshin. Më vonë, atëherë nga fundi, kur lokali gati po mbyllej, Konstandini pati një debat për çështje malli m njërin prej tyre.
Alban Ballcaj: Me sa kujtoj unë, Konstandini i kërkoi atij personit tjetër një sasi kokaine, por duke qenë se nuk kishte shumë para me vete, i tha se do t’ia jepte nesër. Por i tha se duhet ta besonte, pasi nuk ishte dokushdo. Madje i dha edhe kartën e identitetit. Pas këtij momenti nis sherri: Kush je ti? Kush jam unë? Ç’të duket vetja ty? Derisa pastaj përfunduan duke bërë sherr. Konstandini tha: “Ja se ta tregoj tani se kush jam...” dhe doli jashtë.
Çfarë ndodhi pasi doli Konstandini?
Alban Ballcaj: Bashkë me Arbërin u munduam të qetësonim situatën. Duke e ditur që Konstandini ishte gjaknxehtë, nuk donim që të trashej më shumë situata. Iu folëm atyre djemve dhe iu thamë ose të iknin ata, ose po iknim ne, që të mos kthehej më Kosntandini brenda. Por ai erdhi shumë shpejt.
Po më pas?
Alban Ballcaj: Sapo hyri në lokal ka qëlluar disa herë, sa nuk e di saktësisht, atë personin që bëri sherr para se të dilte. Më pas atë tjetrin që ishte me të. Nuk e di se çfarë ndodhi, por pashë që edhe Arbri nuk po lëvizte dhe ishte i gjakosur. Bërtita dhe kërkova ndihmë.
Arbëri kishte vdekur?
Alban Ballcaj: Nuk e di. Nuk po fliste dhe as po lëvizte. Unë nuk isha në gjendje të lëvizja më. Arbrin e morën për krahësh Konstandini dhe Eraldi që ta dërgonin në spital me makinë dhe e nxorën jashtë”.
Add new comment