Preshevë, iniciohet peticion për organizmat ndërkombëtare. “Serbia po konfiskon shtetësinë e shqiptarëve të Luginës”

Agjencia “Ina” raporton për disa zhvillime në Luginën e Preshëvës, që për shqiptarët e atyshëm lexohen si politika të spastrimit të butë nga Serbia. Agjencia citon kreun e Lëvizjes për Integrimin e Luginës së Preshevës, Fatmir Arifin, sipas të cilit ka katër vjet që nga autoritetet serbe ndiqen politika të cilat sipas tij mund të konsiderohen si konfiskim i shtetësisë. “Veprimet të cilat kemi arritur t’i identifikojmë këto 4 vitet e fundit janë: fshirja nga librat amë e vendbanimeve apo adresave (aty ku kanë lindur, jetuar dhe ende i kanë shtëpitë) dhe pamundësia e rregullimit të dokumentacioneve personale (certifikata e lindjes, letërnjoftimi, pasaporta dhe nënshtetësia)”, tha Arifi. Lëvizja ka iniciuar edhe nënshkrimin e një peticioni me anë të të cilit do të inforomhet organizmat ndërkombëtare. Ngjarje të tilla, i paraprijnë vizitës së Edi Ramës në Serbi, më 10 nëntor, vizitë për të cilën disa zyrtarë serbë kanë shprehur rezerva, pikërisht për mesazhet që ajo mund të përçojë në Preshevë.
http://ina-online.net/rajon/48422.html
s.z
Add new comment