Arkiv-Lajme

Telashet e kryeministrit serb, Vuçiç

Postuar në 06 Nëntor, 2014 10:13

Duket se telashet për kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk mbarojnë. Problemet që ai ka një pjesë të klasë politike serbe, përfaqësuar  nga krahu i vjetër si Tomislav Nikoliç dhe ministri i Jashtë, Ivica Daçiç, apo edhe njerëz në Ministrinë e Brendshme, duket se pasqyrohen edhe në aspekte të tjera. Kështu para disa kohës doli lajmi se gjatë paradës gay në Beograd, forcat e sigurisë ngatërruan vëllanë e tij dhe e goditën. Një incident ky që kaloi gjithsesi pa shumë bujë.

Shqipëri-Serbi: Negociata për të fiksuar detajet e fundit të axhendës së vizitës së Ramës në Beograd

Postuar në 06 Nëntor, 2014 10:12

Tre ditë para vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd, Serbia dhe Shqipëria përfshihen në negociata  për të fiksuar detajet e fundit të axhendes. Palët po negociojnë axhendën, e cila është miratuar paraprakisht. Bëhet e ditur se qeveria shqiptare nuk ka pranuar asnjë devijim apo ndryshim të axhendës së paraqitur e për të cilën është rënë dakord para incidentit në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd mes kombëtareve të futbollit të dy vendeve. Vizita që ishte programuar më 22 dhe 23 tetor, u shty për shkak të ngjarjeve në atë ndeshje.

Prokuroria kërkon 4 vjet burg për Shpëtim Gjikën

Postuar në 06 Nëntor, 2014 08:33

Prokuroria ka kërkuar 4 vjet burg dhe 3 vjet përjashtim nga funksionet publike për kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika. Ai akuzohet se në bashkëpunim me vartëse Eleni Dardhaj ka falsifikuar procesverbale të Këshillit të Rregullimit të Territorit, mbi bazën e të cilave u ka dhënë leje subjekteve të ndryshme për të ndërtuar dy pallate. Vetë Gjika ka kërkuar pafajësi nga gjykata.

s.z  

Soset durimi i amerikanëve për ngërçin në Kosovë. Ambasadorja Jackobson: "Mos e dhisni punën!"(video)

Postuar në 06 Nëntor, 2014 07:11

Ngrëçi politik që ka mbërthyer Kosovën pas zgjedhjeve parlamentare dhe pamundësia e klasës politike për të gjetur një zgjidhje ka sosur edhe durimin e amerikanëve.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Trejsi Xhekobson është zhveshur nga gjuha diplomatike dhe ka zgjedhur një shprehje në shqip si mesazh për politikanët kosovarë.

“Mos e dh….t punën”, raportohet të ketë thënë ambasadorja amerikane gjatë një takimi në Prishtinë.

Ku ishte Konstandin Xhuvani më 25 Prill? Pse Prokuroria e Gjirokastrës nuk mori parasysh provat e policisë për përfshirjen e tij në një incident me armë?

Postuar në 06 Nëntor, 2014 06:19

Po ngre një pikëpyetje të madhe mosarrestimi i Konstandin Xhuvanit, pas incidentit të ndodhur në 25 Prill të këtij viti në Gjirokastër kur ai u shpall në kërkim nga policia pasi akuzohej se kanosi me armë shtetasin Ergys Gashi duke qëlluar në ajër. Policia e referoi ngjarjen në Prokurorinë e Gjirokastrës duke paraqitur prova se autor I kësaj ngjarje ishte Kosnatndin Xhuvani.

Ja si thuhet në relacionin e policisë të datës 25 Prill të këtij viti:

Kthehet në modë vjedhja nga arkat shtetit. Arrestohen 3 ish-zyrtarë të Transportit Rrugor. Morën 5.5 milionë lekë nga taksat e 60 automjeteve për vitin 2012.

Postuar në 06 Nëntor, 2014 04:12

Pas një hetimi të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë (Njësia Task-Force), gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg” për tre ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor, Tiranë, të akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshimet të arsyeshme se shtetasit R. Vezelaj (ish-arkëtar), K. Kaca dhe A. Murataj (ish-faturistë) nuk kanë derdhur në arkën e institucionit taksat që kanë paguar pronarët e rreth 60 automjeteve, në vlerën e rreth 5.5 milionë lekëve të reja.

Situatë e paqartë në Maqedoni. Kreu i opozitës citohet të jetë shprehur se disponon dokumente që çojnë në largimin e Gruevskit

Postuar në 06 Nëntor, 2014 04:08

Situata politike në Maqedoni vijon të acarohet, madje me disa zhvillime që janë provokuese. Kështu mediat shqiptare njoftojnë se në të ashtuquajturën Republikë e Iliridës , patrullon, në pjesën e Sharrit, një formacion që quhet Garda e Iliridës. Madje citohet zv.ministri i Brendshëm të ketë pohuar se “persona me uniforma të zeza, por pa emblema, kanë kërcënuar punonjës të ujësjellësit në Tetovë”, ngjarje kjo që  është përcjellë gjerësisht në rrjetet sociale. Në fakt nuk ka ende një përgjigje politike për këtë entitet fantazmë si Republika e Iliridës dhe se çfarë përfaqëson ajo.

Kryeministri i Francës, Valls, flet për një rol esencial të Serbisë në “zgjidhjen e krizës ukrainase”

Postuar në 06 Nëntor, 2014 03:49

Kryeministri  i Francës,  Manuel Valls, ka dhënë një intervistë për gaazetën serbe “Politika”, në prag të vizitës së planifikuar në Serbi. Mediat serbe i kanë bërë jehonë deklaratës së Valls për një rol që ai sheh te Serbia në ndërmjetësimin e krizës në Ukrainë. Një rol të cilin e konsideron “esencial”. “Serbia do të luajë një rol esencial në zgjidhjen e krizës ukrainase kur ajo të marrë presidencën e OSBE-së në vitin 2015.

Bateristi i AC/DC, Phil Rudd, akuzohet për tentativë vrasjeje të dy personave

Postuar në 06 Nëntor, 2014 03:21

Phil Rudd, bateristi i grupit legjendar të hard-rockut, AC/DC është vënë nën akuzë për tentativë vrasjeje të dy personave. Rudd u ndaluar në një distrikt në Zelandën e Re duke u përpjekur të përfundonte porosinë për eliminimin e dy personave. Nuk bëhet i ditur identiteti i personave që ishin vënë në shënjestër, as edhe ai i vrasësit të kontraktuar. 60-vjeçari Rudd akuzohet edhe për posedim të methamfetaminës.

Dëshmia e rojes së lokalit “Ante Grand”, ish-nënkomisari Binaku: “Personat e përfshirë njiheshin me njëri-tjetrin. Azzola, viktimë e rastësishme”

Postuar në 06 Nëntor, 2014 03:12

“News24” ka intervistuar rojen e lokalit ku ndodhi vrasja e katërfishtë dy netë më parë. Ish-nënkomisari Anton Binaku, ka qenë personi që ka lajmëruar policinë dhe dëshmon ngjarjen në të cilën ka qenë prezent. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme