Telashet e kryeministrit serb, Vuçiç

Postuar në 06 Nëntor, 2014 10:13

Duket se telashet për kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk mbarojnë. Problemet që ai ka një pjesë të klasë politike serbe, përfaqësuar  nga krahu i vjetër si Tomislav Nikoliç dhe ministri i Jashtë, Ivica Daçiç, apo edhe njerëz në Ministrinë e Brendshme, duket se pasqyrohen edhe në aspekte të tjera. Kështu para disa kohës doli lajmi se gjatë paradës gay në Beograd, forcat e sigurisë ngatërruan vëllanë e tij dhe e goditën. Një incident ky që kaloi gjithsesi pa shumë bujë. Ndërkohë sërish, i vëllai i tij, Andrej Vuçiç është vënë në qendër të vëmendjes, pasi siç raporton gazeta “Blic”, emri i tij është përdorur për të regjistruar kompani fantazëm. “Blic” shkruan se Andrej Vuçiçit i është vjedhur identiteti në këtë rast për qëllime fitimi. (http://english.blic.rs/News/10581/Andrej-Vucics-identity-was-stolen). Ngjarja zë fill që në vitin 2011, por është marrë në trajtim mediatik edhe së fundmi. Ndërkohë Agjencia Informative e Maqedonisë, MIA, informon sot, se në Serbi ka nisur hetimi për një përpjekje përgjimi të kryeministrit Aleksandër Vuçiç, gjatë punimeve të Komisionit Trilateral, mbajtur në Beograd javën e kaluar. “Agjencia Ushtarake e Sigurimit, sipas detyrës ngriti hetim, Do të konfirmojmë se kush ka tentuar fshehtas ta inçizojë dhe përgjojë Vuçiçin në sallonin, ku duhej të ketë takime me burrështeas dhe biznesmenë. Dëshmitë do t’ia dorëzojmë prokurorisë”, citon “MIA”, ministrin serb të Mbrojtjes, Bratislav Gašić. (http://mia.mk/sq/Inside/RenderSingleNews/166/132360994”. Me gjasë situata politike e kryeministrit nuk është edhe aq e fortë sa deklaratat e tij.

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.