Shqipëri-Serbi: Negociata për të fiksuar detajet e fundit të axhendës së vizitës së Ramës në Beograd

Postuar në 06 Nëntor, 2014 10:12

Tre ditë para vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd, Serbia dhe Shqipëria përfshihen në negociata  për të fiksuar detajet e fundit të axhendes. Palët po negociojnë axhendën, e cila është miratuar paraprakisht. Bëhet e ditur se qeveria shqiptare nuk ka pranuar asnjë devijim apo ndryshim të axhendës së paraqitur e për të cilën është rënë dakord para incidentit në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd mes kombëtareve të futbollit të dy vendeve. Vizita që ishte programuar më 22 dhe 23 tetor, u shty për shkak të ngjarjeve në atë ndeshje. Komisionet teknike të dy Ministrive të Jashtme, megjithatë po zhvillojnë negociata intensive, pasi pretendimi i palës serbe është devijimi i udhëtimit në Luginën e Preshevës, gjë e cila për palën shqiptare është e papranueshme dhe e panegociueshme. I vetmi ndryshim nga axhenda mund të jetë anulimi i takimit mes Presidentit Nikoliç me kryeministrin Rama, pasi kreu i shtetit serb mund të jetë në një vizitë zyrtare jashtë Serbisë. Ndërkohë, vizita bëhet në një ditë kur Serbia ka festë zyrtare, fakt i cili për zyrtarët shqiptarë të Preshevës është bërë me qëllim nga pala serbe. Zyrtarisht edhe qeveria shqiptare konfirmon se deri më tani nuk ka asnjë devijim nga axhenda.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.