Kryeministri i Francës, Valls, flet për një rol esencial të Serbisë në “zgjidhjen e krizës ukrainase”

Postuar në 06 Nëntor, 2014 03:49

Kryeministri  i Francës,  Manuel Valls, ka dhënë një intervistë për gaazetën serbe “Politika”, në prag të vizitës së planifikuar në Serbi. Mediat serbe i kanë bërë jehonë deklaratës së Valls për një rol që ai sheh te Serbia në ndërmjetësimin e krizës në Ukrainë. Një rol të cilin e konsideron “esencial”. “Serbia do të luajë një rol esencial në zgjidhjen e krizës ukrainase kur ajo të marrë presidencën e OSBE-së në vitin 2015. Si një vend kandidat për në BE, Serbia do të jetë përcjellëse e vlerave që ne ndajmë dhe e lidhjeve historike të saj me Rusinë, e cila mbetet një partner i pashmangshëm, dhe me siguri që do të kontribuojë që aktivitetet e saj të jenë më eficiente”, tha Valls. Ai ka folur edhe për rëndësinë e veçantë që disa anëtërë të BE-së i kushtojnë normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, dialogu me të cilën sipas tij, vuan nga situata politike në Prishtinë.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2014&mm=11&dd=06&nav_id=92153

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.