Situatë e paqartë në Maqedoni. Kreu i opozitës citohet të jetë shprehur se disponon dokumente që çojnë në largimin e Gruevskit

Postuar në 06 Nëntor, 2014 04:08

Situata politike në Maqedoni vijon të acarohet, madje me disa zhvillime që janë provokuese. Kështu mediat shqiptare njoftojnë se në të ashtuquajturën Republikë e Iliridës , patrullon, në pjesën e Sharrit, një formacion që quhet Garda e Iliridës. Madje citohet zv.ministri i Brendshëm të ketë pohuar se “persona me uniforma të zeza, por pa emblema, kanë kërcënuar punonjës të ujësjellësit në Tetovë”, ngjarje kjo që  është përcjellë gjerësisht në rrjetet sociale. Në fakt nuk ka ende një përgjigje politike për këtë entitet fantazmë si Republika e Iliridës dhe se çfarë përfaqëson ajo. Probleme ka edhe pala sllave, me opozitën e drejtyuar nga LSDM-ja që bojkoton prej muajsh parlamentin. Drejtuesi i koalicionit opozitar, Zoran Zaev, ka kërkuar marrëveshje me Gruevskin, në kuadër të një turi takimesh që ka nisur në qytetet e Maqedonisë. Zaev citohet nga agjencia “Ina” se në takimin e Manastirit dje, ka deklaruar madje se posedon dokumente, publikimi i të cilave do të detyronte Nikolla Gruevskin, të dorëhiqej(http://ina-online.net/maqedoni/48455.html).

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.