Arkiv-Lajme

Protokolli i Ramës mbërrin në Beograd dhe vendoset nën masa të rrepta sigurie

Postuar në 07 Nëntor, 2014 14:17

Në kryeqytetin serb ka mbërritur grupi i protokollit të shtetit shqiptar që është vënë në masa të ë sigurie, njofton në një përmbledhje të saj Agjencia Telegrafike Shqiptare. Siç bën të ditur “KosovaPress”, flitet për një angazhim të forcave të sigurisë serbe të ngjashëm me atë të vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa qëllimi i mbërritjes të koordinatorëve të protokollit të shtetit, lidhet me dhënien e dorës së fundit përgatitjeve të kësaj vizite delikate.

UEFA zbardh vendimin për Shqipërinë. Argumentat e dënimit: 3-0 se refuzuan ndeshjen, 100 mijë euro për dronin

Postuar në 07 Nëntor, 2014 12:39

Në lidhje me humbjen në tavolinë të ndeshjes 3-0, në 14 tetor në Beograd ndaj Serbisë dhe gjobën prej 100 mijë eurosh, Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s i ka çuar Federatës Shqiptare të Futbollit arsyetimin e saj të zbardhur dhe të argumentuar por disa ditë më vonë se homologet e saj serbe. “Vizion Plus” ka siguruar raportin ekskluziv me 12 faqe të Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s që i ka dërguar Federatës Shqiptare me argumentuat për vendimet. Sipas disiplinës, Shqipëria ka humbur ndeshjen në tavolinë sepse ka refuzuar të vazhdojë ndeshjen.

Edhe vajza e Fahri Balliut mes kordinatorëve kombëtarë të PD të prezantuar nga Basha

Postuar në 07 Nëntor, 2014 12:36

Mjafton t’i hedhësh një sy listës së 24 kordinatorëve kombëtarë të Partisë Demokratike për të kuptuar se përzgjedhja e emrave në disa raste është bërë me kritere partiake. Kështu mes ekipit  të të rinjve që do të angazhohen për çështje të caktuara të programit dhe aktivitetit politik të  Partisë Demokratike është edhe vajza e botuesit të njohur të Gazetës 55, Fahri Balliu i njohur për qëndrimet e tij të afërta me Partinë Demokratike.

Predrag Simiq: Rama, kryeministri nga Jugu i Shqipërisë, personi i duhur për vizitë në Beograd - pas Nanos!

Postuar në 07 Nëntor, 2014 12:02

Vizita e Edi Ramës në Beograd nuk do të sjellë rezultatet që janë pritur. Kështu pohon për “Deutsche Welle”, profesori i njohur serb për çështjet ndërkombëtare, një nga njohësit më të mirë të raporteve shqiptaro-serbe, Predrag Simiq. "Ballkani në këtë moment është i qetë, por shihet shumë qartë se ende ekzistojnë tensione të mëdha si në raportet shqiptaro-serbe, ashtu edhe në rajonet e tjera. Vizita e parashikuar e Ramës, me 22 tetor, ka qenë një rast i shkëlqyeshëm për shtendosjen e raporteve jo vetëm në linjën Tiranë-Beograd, por edhe në rajon", pohon Predrag Simiq.

Kievi dënon hyrjen e 32 tankeve nga Rusia në lindje të Ukrainës

Postuar në 07 Nëntor, 2014 11:42

Zinxhirët e tankeve ruse shkelën në Ukrahinë.  “32 tanke, 16 topa dhe 30 kamionë ushtarakë të tipit Kamaz me trupa brenda hynë në Ukrainë që prej Rusisë dhe janë drejtuar në qytetin Krasny Loutch në rajonin rebel të Luganskut”, njoftoi zëdhënësi ushtarak ukrainas Andri Lyssenko.  Sipas AFP-së, Kievi dënoi sot hyrjen nga Rusia të dhjetëra tankeve dhe trupave ushtarake në lindjen rebele të Ukrainës. Pesë ushtarë u vranë dhe 31 persona, 16 ushtarë dhe 15 civilë, u plagosën 24 orët e fundit, sipas autoriteteve, një nga bilancet më të rënda që prej armëpushimit të 5 shtatorit.

 

Intervista/ Visar Zhiti: Libri im i parë m’u konfiskua, me librin e fundit u bëj homazh intelektualëve martirë

Postuar në 07 Nëntor, 2014 11:12

nga Leonard Veizi

 

Sinjale për zgjidhje të krizës politike në Kosovë, blloku AAK, LDK, NISMA heq dorë nga posti i kryetarit të kuvendit

Postuar në 07 Nëntor, 2014 11:02

Një ditë pas deklaratës së ambasadores amerikane në Prishtinë Trejsi Xhekobson, e cila I kërkoi klasës politike në Kosovë të reflektojë dhe t’i japë zgjidhje ngërçit të krijuar, palët kanë nisur të shfaqin qëndrimet lidhur me opsionet e daljes nga kriza.

Kështu blloku LDK, AAK e NISMA ka vendosur të tërhiqet nga kërkesa për të marrë postin e kryetarit të kuvendit. Mediat kosovare raportojnë se lajmi është bërë I ditur nga kreu I Nismës, Fatmir Limaj.

Ekspertim pistoletës së Xhuvanit, mund të jetë e njëjta armë e incidentit të 25 Prillit në Gjirokastër

Postuar në 07 Nëntor, 2014 10:30

Pistoleta me të cilën Konstandfin Xhuvani vrau 4 personat në lokalin Ante Grand tek Rruga e Elbasanit, mund të jetë e njëjta me të cilën ai dyshohet se ka kanosur një person në 25 Prill të këtij viti.

Për këtë arsye mësohet se Prokuroria e Gjirokastrës do të kërkojë ekspertim të pistoletës që Xhuvani mbante në duar gjatë arrestimit këtë të martë.

Tv Klan raporton se ky ekspertim do të shërbejë për të hedhur dritë mbi ngjarjen e 25 prillit të ndodhur në Gjirokastër, për të cilën policia shpalli në kërkim Kostandin Xhuvanin.

Bushati për “Euractiv”: Me Serbinë të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniesh

Postuar në 07 Nëntor, 2014 09:39

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në një intervistë për median gjermane “Euractiv”, ka kthyer përgjigje për një sërë çështjesh të rëndësishme si, vizita e Kryeministrit Edi Rama në Serbi më 10 nëntor, incidentet e ndodhura në stadiumin e Beogradit, procesin e reformave të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, si dhe mbi përfshirjen e Shqipërisë në koalicionin kundër ISIS. Për shtyrjen e takimit Rama-Vuçiç javën ai tha: “Të dy Kryeministrat patën një mosrakordim për shkak të incidenteve të dhunshme rreth ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd.

Beogradi blindohet nga trupat speciale, shkak vizita e Ramës në Serbi

Postuar në 07 Nëntor, 2014 07:54

Masa të rrepta policore për vizitën e kryeministrit shqiptar në Serbi. Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga vizita e shumëpërfolur, mediat vendase raportojnë se Beogradi do të jetë i blinduar të hënën për garantimin e sigurisë. Gazeta serbe “Kurir” bën me dije se autoritetet serbe të sigurisë do të kenë të njëjtin nivel sigurie si gjatë vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin, nënpresidentit amerikan Xho Bajden dhe ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme