UEFA zbardh vendimin për Shqipërinë. Argumentat e dënimit: 3-0 se refuzuan ndeshjen, 100 mijë euro për dronin

Në lidhje me humbjen në tavolinë të ndeshjes 3-0, në 14 tetor në Beograd ndaj Serbisë dhe gjobën prej 100 mijë eurosh, Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s i ka çuar Federatës Shqiptare të Futbollit arsyetimin e saj të zbardhur dhe të argumentuar por disa ditë më vonë se homologet e saj serbe. “Vizion Plus” ka siguruar raportin ekskluziv me 12 faqe të Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s që i ka dërguar Federatës Shqiptare me argumentuat për vendimet. Sipas disiplinës, Shqipëria ka humbur ndeshjen në tavolinë sepse ka refuzuar të vazhdojë ndeshjen. Por, megjithatë, shkruhet se “shqiptarët kanë deklaruar më parë se janë të pamundur për të vazhduar ndeshjen”, ndërsa, sipas FSHF-së, nuk i referohet provave të palës shqiptare. Në raportin e saj Komisioni i Disiplinës sipas Federates Shqiptare të Futbollit nuk i referohet çështjeve të sigurisë në stadium ndërsa nuk ka pika për këtë çështje. Disiplina e ka argumentuar gjobën prej 100 mijë euro për shkak të dronit me banerin që trazoi situatën pasi deri në atë çast gjithçka sipas saj ishte normale në atë ndeshje. “Vizion Plus” bën të ditur se FSHF do të apeloje këtë vendim brenda tre ditësh.
L.V
http://vizionplus.al/ekskluzive-uefa-zbardh-vendimin-per-shqiperine/
Comments
Shqiptaret refuzuan te
<p>Shqiptaret refuzuan te rikthehen ne fushe e te behen tabele qitje per huliganet serbe prandaj e humbin ndeshjen. UEFA organizate rracisto-terroriste.</p>
Add new comment