Kievi dënon hyrjen e 32 tankeve nga Rusia në lindje të Ukrainës

Postuar në 07 Nëntor, 2014 11:42

Zinxhirët e tankeve ruse shkelën në Ukrahinë.  “32 tanke, 16 topa dhe 30 kamionë ushtarakë të tipit Kamaz me trupa brenda hynë në Ukrainë që prej Rusisë dhe janë drejtuar në qytetin Krasny Loutch në rajonin rebel të Luganskut”, njoftoi zëdhënësi ushtarak ukrainas Andri Lyssenko.  Sipas AFP-së, Kievi dënoi sot hyrjen nga Rusia të dhjetëra tankeve dhe trupave ushtarake në lindjen rebele të Ukrainës. Pesë ushtarë u vranë dhe 31 persona, 16 ushtarë dhe 15 civilë, u plagosën 24 orët e fundit, sipas autoriteteve, një nga bilancet më të rënda që prej armëpushimit të 5 shtatorit.

 

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.