Sinjale për zgjidhje të krizës politike në Kosovë, blloku AAK, LDK, NISMA heq dorë nga posti i kryetarit të kuvendit

Një ditë pas deklaratës së ambasadores amerikane në Prishtinë Trejsi Xhekobson, e cila I kërkoi klasës politike në Kosovë të reflektojë dhe t’i japë zgjidhje ngërçit të krijuar, palët kanë nisur të shfaqin qëndrimet lidhur me opsionet e daljes nga kriza.
Kështu blloku LDK, AAK e NISMA ka vendosur të tërhiqet nga kërkesa për të marrë postin e kryetarit të kuvendit. Mediat kosovare raportojnë se lajmi është bërë I ditur nga kreu I Nismës, Fatmir Limaj.
Ai ka bërë të ditur se blloku ka kërkuar nga Presidentja Jahjaga që të kërkojë nga kryesuesja e seancës konstuitive Flora Brovina që të thërrasë vazhdimin e seancësku do të votohet për kryetarin e parlamentit dhe organet e tjera të kuvendit.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar menjëherë kryeministri Thaçi, i cili e quajti këtë zhvillim një fillim të mirë për zgjidhjen e krizës, por saktësoi se ka vetëm dy opsione që duhen marrë në konsideratë seriozisht dhe shpejt.
Opsioni i pare sipas tij është që të ulja në një treyezë të përbashkët të thirrur nga Presidentja e Kosovës, ndërsa opsioni i dytë caktimi i një datëe për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
l.m
Add new comment