Arkiv-Lajme
Milo: Mos ushqejmë iluzione se Rama do kthehet nga Beogradi me një vizitë të suksesshme
Historiani Paskal Milo ka deklaruar në “Ora News” se nuk duhet të ushqejmë iluzione se kryeministri Rama të ketë mundësitë që të kthehet nga Beogradi me një vizitë të suksesshme. Sipas Milos edhe pse është një vizitë delikatë ajo do të bëhet normalisht dhe do tentojë që të normalizojë marrëdhëniet dhe jo t’i zhvillojë ato. “Edhe kjo një vizitë që do të bëhet, ishte mirë mos të kishte ndodhur incidenti, por ajo do të bëhet do shkojnë, do vijnë. Për të qenë i sinqertë, është një vizitë delikate për të qenë.
Pandeli Majko “pikturon” me ngjyra patriotike vizitën e Ramës në Beograd. “Po shkon t’i provojë publikut ndërkombëtar nëse serbët kanë ndryshuar apo jo”
Pandeli Majko ka shkruar diçka sot në profilin e tij në “Facebook” për vizitën e Edi Ramës, që është kryeministri i Shqipërisë, në Beograd. Majko ka qenë kryeministër dhe ministër Mbrojtjeje dhe i ka shumë përzemër çështjet e rajonit. Në postimin e vet, ish-kryeministri thotë se nervozizmi serb për vizitën lidhet me atë se Rama do t’u provojë të gjithëve nëse serbët kanë ndryshuar ose jo. “Ai nuk po shkon të “blejë” karrierën e tij personale në Beograd, por të ofrojë kërkesën e një bashkëjetese të re midis shqiptarëve dhe serbëve.
Raporti: 9 në 10 shqiptarë flasin brenda operatorit telefonik dhe mbajnë me shumë se 1 aparat celular
Për shkak të tarifave të larta të komunikimit me celular nga njëri operator te tjetri, shqiptarët komunikojnë me njëri-tjetrin duke mbajtur shumë telefona celularë në xhep për të gjetur operatorin e njëjtë me bashkëfolësin.
Ndryshimet në kabinetin “Rama”, Pëllumbi: “Mund të jenë të nevojshme pas miratimit të buxhetit dhe afrimit të zgjedhjeve”
Prej disa muajsh po qarkullojnë zëra rreth mundësisë së ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Vetë kryeministri Edi Rama në dalje publike e ka mohuar këtë ide duke u shprehur se nuk e ka menduar një hap të tillë. Megjithatë, për kryeministrin nuk mungojnë as këshillat e “të urtëve” të PS-së. Në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, profesor Servet Pëllumbi shprehet se një moment i përshtatshëm për ndryshime në kabinetin qeveritar është periudha “pas miratimit të buxhetit për vitin 2015, bilancit të vitit 2015 dhe afrimit të zgjedhjeve vendore”.
Baze, Fevziu dhe Nazarko e vlerësojnë në mënyra të ndryshme vizitën e kryeministrit Rama në Beograd
Analistët në Shqipëri vlerësojnë në mënyra të ndryshme qëndrimin dyditor të Edi Ramës dhe impaktin që do të ketë kjo vizitë në raportet mes dy vendeve. Për drejtorin e të përditshmes “Tema”, Mero Baze, kjo vizitë është e minuar praktikisht nga nacionalizmi serb dhe nuk po bëhet si pjesë e një procesi të brendshëm, por si pjesë e “aktorllëkut” para perëndimit. Pra, “serbët po e presin Edi Ramën, pasi nuk duan që shqiptarët të dalin para Evropës më evropianë se ata”, thotë Baze për “Deutsche Welle-n”. “
“Këshilla” e ekspertëve të ekonomisë për qeverinë: “Pro uljes së borxhit, por kujdes me taksat!”
Përpjekja e qeverisë për të ulur borxhin publik si dhe për të shlyer detyrimet e prapambetura në projektbuxhetin e 2015, vlerësohet si një lëvizje në kahun e duhur. Ekspertët e ekonomisë Arben Malaj e Selami Xhepa thonë për “Vizion Plus” se ky është prioritet mbi prioritetet.
Pikëpyetje në median italiane: "A do të dorëhiqet Napolitano dhe a mund të jetë një grua pasuesja e tij?"
Në Itali prej kohësh po qarkullojnë thashetheme rreth dorëheqjes së mundshme të kreut të shtetit, Napolitano. Nga pallati presidencial ky thashethem as nuk pohohet e as nuk mohohet. Gjithsesi, media dhe politikanët italianë shkojnë më tej, duke i mëshuar tezës së pasuesi në detyrë i Napolitanos mund dhe duhet të jetë një grua.
“Prej kohësh vendi është gati për të pasur një grua në krye të shtetit” është shprehur Laura Boldrini, kryetare e Parlamentit, sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”.
Agjencia “Presheva Jonë”: Rama do ta vizitojë Preshevën të martën
"Kryeministri shqiptar Edi Rama pas vizitës së nesërme në Beograd, në orët e hershme të mëngjesit të së martes do të udhëtojë për në Preshevë". Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” znj. Suzana Vasilevic shefe e kabinetit të qeverisë serbe.
Një masë e pazakontë kursimi në SHBA. Përhapet mbajtja e mjekrës nga meshkujt si reagim ndaj kostos së rritur të aksesorëve
Është thënë shpesh se amerikanët janë njerëz praktikë. Një tjetër rast e provon këtë. “Washington Post” shkruan se në SHBA është përhapur në masë mbajtja e mjekrës nga meshkujt. Por kjo jo vetëm për modë, por edhe si pasojë e rritjes konstante të çmimit të brsqeve. Vitin e kaluar shpenzimet në SHBA për këtë asortiment ranë poshtë 2.3 miliardë dollarë. Dhe konsiderohet alarmante për kompanitë që operojnë në këtë sektor. Por kjo sjellje e konsumatorit amerikan ka hapur treg për kompanitë e kujdesit për lëkurën, që po njohin një rritje prej 7%.
Argumentimi naiv i UEFA-s: Stadiumi i Beogradit ishte i sigurtë për të vijuar ndeshjen pas incidentit në fushë. Po lojtarët a ishin në gjendje?
UEFA bën një sy qorr dhe një vesh shurdh në raportin që argumenton vendimin e Komisionit të Disiplinës që dënoi me humbje të ndeshjes Shqipërinë dhe 100 mijë euro gjobë për incidentet në Beograd.