Agjencia “Presheva Jonë”: Rama do ta vizitojë Preshevën të martën

Postuar në 09 Nëntor, 2014 09:43

"Kryeministri shqiptar Edi Rama pas vizitës së nesërme në Beograd, në orët e hershme të mëngjesit të së martes do të udhëtojë për në Preshevë". Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” znj. Suzana Vasilevic shefe e kabinetit të qeverisë serbe.

Me këtë konfirmim zyrtar për vizitën e kryeministrit Rama në Preshevë hiqen dilemat dhe shkrimet spekulative se Edi Rama nuk do të shkojë apo nuk do t’i lejohet të vizitojë qytetet shqiptare në Jugun e Serbisë, respektivisht në Preshevë dhe Bujanoc në të cilat janë bërë përgatitjet e duhura për këtë vizitë të pritur prej kohësh.

http://www.preshevajone.com/mbi-200-gazetare-450-shqiptare-do-te-perrcjellin-neser-viziten-e-kryeministrit-edi-rama-ne-beograd/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.