Baze, Fevziu dhe Nazarko e vlerësojnë në mënyra të ndryshme vizitën e kryeministrit Rama në Beograd

Postuar në 09 Nëntor, 2014 12:11

Analistët në Shqipëri vlerësojnë në mënyra të ndryshme qëndrimin dyditor të Edi Ramës dhe impaktin që do të ketë kjo vizitë në raportet mes dy vendeve.  Për drejtorin e të përditshmes “Tema”, Mero Baze, kjo vizitë është e minuar praktikisht nga nacionalizmi serb dhe nuk po bëhet si pjesë e një procesi të brendshëm, por si pjesë e “aktorllëkut” para perëndimit. Pra, “serbët po e presin Edi Ramën, pasi nuk duan që shqiptarët të dalin para Evropës më evropianë se ata”, thotë Baze për “Deutsche Welle-n”. “

Analisti Blendi Fevziu, drejtues i emisionit “Opinion” në Televizionin kombëtar KLAN bën një krahasim mes vizitës së të hënës të kryeministrit Edi Rama me atë të 68 viteve më parë të Enver Hoxhës, kur ky i fundit, sipas tij, u soll dukshëm si një vasal politik i Titos. Për Fevziun, sot jemi në një kontekst tjetër, pasi Rama do të udhëtojë në Beograd, si kryeministër i një vendi anëtar i NATO –s, si kryeministër i një shteti që në procesin e integrimit është po aq i avancuar sa Serbia, që e ka GDP-në për frymë thuajse të ngjashme me atë të Serbisë, që ka një marrëdhënie impresionuese me SHBA, fuqinë më të madhe të globit dhe i një vendi që s'ka asnjë dilemë për përkatësinë euro – atlantike të tij.

Ndërsa komentatori politik  Mentor Nazarko i shikon nga një këndvështrim tjetër pritmëritë e vajtjes së kryeministrit shqiptar në Serbi. “Të paktën relaksim të raporteve mes dy vendeve pas.klimës së krijuar nga ndeshja e Beogradit”, thotë Nazarko. “Ndikimi perëndimor, kryesisht ai gjerman, i biznesit serb që po kërkon hapësira të reja, por dhe qasja moderuese e politikës zyrtare shqiptare, do e përcaktojnë këtë relaksim. Shqipëria dhe kombi shqiptar ka fituar mbi Serbinë, falë aleancës me Perëndimin në fundshekullin e 20-të ndaj duhet ta trajtojë me.njëfarë zemërgjerësie vigjilente fqinjin ende të traumatizuar serb, siç u duk dhe me ngjarjet e Beogradit” thotë Nazarko.

Për më shumë: http://www.dw.de/vizita-e-kryeministrit-rama-n%C3%AB-beograd-n%C3%ABn-presionin-nd%C3%ABrkomb%C3%ABtar/a-18049789

n.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.