Ndryshimet në kabinetin “Rama”, Pëllumbi: “Mund të jenë të nevojshme pas miratimit të buxhetit dhe afrimit të zgjedhjeve”

Postuar në 09 Nëntor, 2014 13:30

Prej disa muajsh po qarkullojnë zëra rreth mundësisë së ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Vetë kryeministri Edi Rama në dalje publike e ka mohuar këtë ide duke u shprehur se nuk e ka menduar një hap të tillë. Megjithatë, për kryeministrin nuk mungojnë as këshillat e “të urtëve” të PS-së. Në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, profesor Servet Pëllumbi shprehet se një moment i përshtatshëm për ndryshime në kabinetin qeveritar është periudha “pas miratimit të buxhetit për vitin 2015, bilancit të vitit 2015 dhe afrimit të zgjedhjeve vendore”. Sipas tij, kabineti qeveritar e ka kaluar provën e vështirë dhe fakti se ministrat kanë dorëzuar mandatin e deputetit “nuk duhet të quhet pengesë për të bërë ndryshimet e duhura”.

Intervista: http://www.panorama.com.al/2014/11/09/pellumbi-kater-sprovat-qe-qeveria-i-ka-kaluar-me-sukses-ndryshime-ne-kabinet-pas-buxhetit/

Kabineti qeveritar i paszgjedhjeve të vitit 2013 deri më tani ka pësuar vetëm një ndryshim; zëvendësimin e Ilirjan Celibashit me Ermonela Felajn.

n.k  

Comments

Submitted by Sokrati (not verified) on

<p>Duhen ca ndryshime.</p><p>Te vendoset mbesa juaj Olta Xhaçka ministre puneve te liga.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.