Arkiv-Lajme
Pas një udhëtimi prej 6.4 mld km, sonda “Philae” ulet në sipërfaqen e kometës 67P/Churyumov-Gerasimenko
Sonda “Philae” ka bërë dje një ulje historike në sipërfaqen e kometës 67P/Churyumov-Gerasimenko, pas një udhëtimi prej 6.4 miliardë kilometrash. Në momentin e parë, “Philae” nuk arriti të agançohej, por siç raportohet tani ajo është stabilizuar, ndonëse nuk ka bërë kapje të mirëfilltë me terrenin. Sonda u lëshua nga anija qendore “Rosetta”. Qëllimi është marrja e kampioneve nga sipërfaqja e kometës dhe hulumtimi i mëtejshëm për origjinën e sistemit tonë diellor. Misioni është drejtuar dhe financuar nga Agjencia Europiane e Hapësirës.
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për pezullimin e ligjit të KLD-së
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të pezulluar ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Po kështu gjykata ka pranuar që qeveria të jetë palë në proces. Deputeti i PD-së Eduart Halimi ka shprehur pakënaqësinë e PD-së për këtë vendim, që siç tha ai, “na bën të mos ndihemi mirë”, por shtoi seai ka besim se në gjykimin në themel, gjykata do t’i japë të drejtë argumenteve të PD-së.
s.z
Ministri serb, Vulin: “Sheshel u lira nga SHBA për të rrëzuar qeverinë. Koha për të menduar për politikën e Jashtme”
Dalja nga burgu e Vojisllav Sheshelit, po perceptohet si destabilizuese në Serbi. Madje për ministrin serb të Punës, Aleksandar Vulin në këtë mes ka një lojë të qëllimshme të organizuar nga SHBA. I cituar nga “B92”, Vulin ka shprehur habi sesi Sheshel, me të dalë nga burgu, nuk ka thënë asnjë fjalë për vizitën e Edi Ramës në Beograd, për trajtimin që iu bë këtij nga Aleksandër Vuçiç, apo të thoshte qoftë edhe një fjalë për faktin se “është e papranueshme që Edi Rama të sillet ashtu në Beograd”.
DASH vlerëson pozitivisht vizitën e kryeministrit shqiptar në Beograd
Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur zhvillimin e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd. “Urime, Qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë për vizitën historike. Shtetet e Bashkuara përshëndesin Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç për vizitën e parë zyrtare të një kryeministri shqiptar në Beograd pas afro 70 vjetësh. Ne mirëpresim angazhimin e ndërsjelltë të këtyre dy liderëve për të hapur një kapitull të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve të tyre”, thuhet në deklaratë.
Eksploziv zyrave të OSHEE-së në Fushë-Krujë
“News24” njofton se një shpërthim ka ndodhur në Fushë-Krujë në zyrat e OSHEE-së. Raportohen dëme të shumta materiale nga shpërthimi i lëndës plasëse e tipit tritol, vendosur në zyrat e kujdesit ndaj klientit.
s.z
23 mijë hektarë tokë shtetërore për kompensimin e pronarëve, u hiqet njësive vendore në Elbasan, Korçë, Berat e Gjirokastër
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar në një tryezë të pak kohëve më parë nga drejtuesja e Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave, Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin e tokës që do të përdoret për kompensimin fizik të pronarëve. Sipërfaqja e tokës shtetërore që do të përdoret për këtë proces është 23 mijë hektarë . Kjo sipërfaqe toke më parë u ishte dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore, por me vendimin e sotëm atyre u shfuqizohet e drejta e përdorimit.
Komandanti i trupave të NATO-s thotë se tanket ruse kanë hyrë në territorin e Ukrainës
Komandanti i trupave amerikane në Europë dhe atyre të NATO-s, Filip Bredlov, konfirmoi se tanke, mjete të blinduara, artileri dhe trupa ruse kanë hyrë në territorin e Ukrainës.
Por Ministria ruse e Mbrojtjes i përgënjeshtroi menjëherë këto njoftime.
Misioni monitorues i OSBE në rajonet nën kontrollin e separatistëve kanë konfirmuar se ditët e fundit kanë parë disa autokolona me mjete të rënda ushtarake, por pa shenja dalluese.
Ndërsa filorusët kanë thënë në disa raste se janë vullnetarë ata që kanë ardhur nga përtej kufirit.
Vojsllav Sheshelj kthehet pas 11 vitesh në Serbi. Pritet si hero në aeroportin e Beogradit
I gjykuari në Hagë për 11 vjet rresht për krime lufte në Kroaci, Bosnjë dhe Vojvodinë, Vojsllav Sheshelj ka mbërritur pasdite në Beograd dhe është pritur si hero që në aeroportin e kryeqytetit.
Sheshelj nuk ka humbur aspak kohë për t’u ingranuar me realitetin politik të Serbisë. Ai deklaroi se liria e tij do të zgjaste deri sa të largonte nga pushteti tradhëtarët e kombit, presidenti Nikoliç e kryeministri Vuçiç, shërbëtorët e perëndimit.
Presidenti dhe kryeministri aktual e kanë nisur karrierën e tyre politike pikërisht në partinë e themeluar nga Sheshelj.
Visho Ajazi “në dorën” e Metës. Lutaj: Raportin e përgjimeve të SHISH ia kemi dorëzuar kryetarit të Kuvendit
Raporti i tre deputetëve socialistë të Komisionit të Ligjeve për përgjimet e kryera nga SHISH ndodhet tashmë në duart e kryetarit të kyvendit Ilir Meta.
Këtë e ka konfirmuar për ResPublica, deputeti Pirro Lutaj, i cili ishte pjesë e grupit të kontrollit të mandatuar nga Komisioni i Ligjeve për veprimtarinë e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Amfipolis, zbulohet një skelet në dhomën e tretë. Detajet do të bëhen publike më 22 nëntor
Gërmiemet në Amfipolis të Greqisë kanë nxjerrë në dirtë një skelet njerëzor, i hasur në dhomën e tretë të varrit masiv. Ai u gjet brenda një arkivoli druri bashkë me elementë të tjerë që duket se ishin për dekoracion. Siç bëjnë të ditur mediat greke, pjesët e skeletit janë gjetur si jashtë, ashtu edhe brenda arkivolit.