Arkiv-Lajme

Vuk Drashkoviq: "Paqëtimi mes serbëve dhe shqiptarëve nuk mund të ndalet. E pamundur për Serbinë të bëhet pjesë e një unioni euroaziatik"

Postuar në 14 Nëntor, 2014 08:32

"Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama është historike. Ndërsa për mosmarrëveshjet eventuale mes Ramës dhe Vuçiqit, nuk ia vlenë të flitet fare", pohon në intervistë me Deutsche Wellen, Vuk Drashkoviq.

Deutsche Welle: Zoti Drashkoviq, si e vlerësoni vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd: a mund të quhet ajo si një vizitë historike apo mund të thuhet se ky ishte një dështim historik i kryeministrave Rama dhe Vuçiq, për të filluar fazën e afrimit mes dy popujve?

Korrupsioni në FIFA, hetimi për Rusinë dhe Katarin pas dyshimeve për blerje votash që të organizojnë Kampionatin Botëror të Futbollit

Postuar në 14 Nëntor, 2014 07:46

Sipas radios “Evropa e Lirë” hetuesi që është marrë me pretendimet për korrupsion në procesin që i ka dhënë të drejtë Rusisë dhe Katarit për të organizuar Kampionatin Botëror të Futbollit më 2018 dhe 2022, ka thënë se gjetjet e tij janë duke u shtrembëruar FIFA. Hetuesi i FIFA-s, Michael Garcia, thotë se përmbledhja prej 42 faqesh nga hetimet dy vjeçare, e publikuar më 13 nëntor nga gjykatësi i FIFA-s, Joachim Eckert, përmban disa gabime dhe “interpretime të shtrembëruara të fakteve dhe konkludimeve”. Raporti i plotë i Garcias prej 430 faqesh do të mbetet i pazbuluar për publikun.

Forcat irakiane sprapsin ISIS nga qyteti i Beijit. SHBA deklaron se do intensifikojë goditjet ajrore

Postuar në 14 Nëntor, 2014 07:32

“Zëri i Amerikës” bën të ditur se sipas zyrtarëve irakianë forcat qeveritare kanë sprapsur ekstremistët e Shtetit Islamik nga qyteti i Beijit, në veri të Bagdatit. Xhihadistët e kishin kapur këtë pikë të rëndësishme për nxjerrjen e naftës gjatë një sulmi intensiv në veri dhe perëndim të Irakut në fillim të vitit. Qyteti i Beijit ndodhet pranë një rruge kryesore që të çon në qytetin e Mosulit, të cilin ekstremistët e kanë nën kontroll që nga muaji qershor.

Kostandin Xhuvanit i komunikohen akuzat, nuk kundërshton, por refuzon të flasë

Postuar në 14 Nëntor, 2014 06:14

Prokuroria e Tiranës i komunikon zyrtarisht akuzën Kostandin Xhuvanit. Dhjetë ditë pas masakrës ku në lokalin e natës “Ante Grand” në kryeqytet humbën jetën katër persona, prokurorët Erjon Pano dhe Enklit Gjini i kanë komunikuar akuzën sot në paraburgimin e Fushë-Krujës. Xhuvani qëndron në këtë burg pas masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e Tiranës. “Balkanweb” shkruan ne faqen e tij se gjatë komunikimit të akuzës Xhuvani nuk kanë pasur asnjë kundërshtim, por dhe ka heshtur duke mos thënë asnjë fjalë për ngjarjen.

Në universitetet italiane kryesojnë shqiptarët, vendasit më pak të regjistruar

Postuar në 14 Nëntor, 2014 05:43

Sipas raportit të “Almalaurea”, vetëm 3 nëntëmbëdhjetëvjeçarë italianë në 10 regjistrohen në universitet. Rritet në fakt numri i të rinjve të huaj që zgjedhin fakultetet e shtetit Italian. Nga viti 2003 (vit që ka shënuar numrin më të lartë 338 mijë) në 2012 (me 270 mijë) të diplomuarit në Itali janë ulur me 20% por të regjistruar janë më shumë studentë, shtetas të huaj: mbi 7300 sipas sondazhit të “Almalaurea” në 2013 kundrejt 2200 mijë në 2005.

Ministri i Financave: “Paketa Fiskale dhe projektbuxheti kanë vulën e qeverisë shqiptare. Me FMN-në, vetëm marrëdhënie partneriteti”

Postuar në 14 Nëntor, 2014 04:57

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka qenë sot në Komisioin Parlamentar të Ekonomisë, ku ka vijuar diskutimi për projektbuxhetin dhe paketën fiskale. Ka rëndësi një detaj që ka përcjellë Cani: “Është krijuar përshtypja se FMN-ja ka qenë ajo që ka diktuar paketën fiskale. Jo. Marrëdhëniet tona me FMN-në janë marrëdhënie partneriteti. Paketa fiskale dhe projektbuxheti mbajnë vulën e qeverisë shqiptare dhe qeveria shqiptare i del për zot këtyre. Ky buxhet siç shprehet edhe Banka e Shqipërisë është optimist”, tha Cani.

KQZ rrëzon propozimin e PS për pezullimin e procesit dhe miraton kërkesat për referendum

Postuar në 14 Nëntor, 2014 04:37

KQZ ka rrëzuar kërkesën e PS për pezullimin e trajtimit të kërkesave për referendum nga komunat derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet për kërkesën e PD. "Panorama" njofton se përfaqësuesi i PS, Genc Gjoncaj tha në mbledhjen e sotme se  duhet të ishin prezentë edhe grupet nismëtare që kanë kërkuar referendumin. “Këtu po flitet për një çështje shume serioze. Thirrja e një referendumi është një përgjegjësi shumë e madhe e institucioneve. Ju e dini që në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një kërkesë nga PD për të shpallur antikushtetues hartën e re territoriale.

Nafta e Ballshit e ndaluar në Shqipëri, tregtohet në Kosovë. Dyshimet për cilësinë e karburantit

Postuar në 14 Nëntor, 2014 04:24

Nafta e ndaluar për tregun shqiptar po importohet në Kosovë. E përditshmja informative “Kosova Sot” shkruan se nafta e nxjerrë nga rafineria e Ballshit të Shqipërisë, e cila muajve të fundit ka pushtuar tregun kosovar, ishte ndaluar për tregun shqiptar qysh në fillim të këtij viti, për shkak se autoritetet shqiptare, pas analizave të bëra, kishin konstatuar nivel të lartë së sulfurit dhe cilësi të dobët të produktit.

Në Nju Jork rifillon dialogu Shkup - Athinë për çështjen e emrit. Mediat maqedonase sygjerojnë: “Republika e Epërme e Maqedonisë”

Postuar në 14 Nëntor, 2014 04:03

Pas një pauze 4-mujore, në Nju Jork ka rifilluar dialogu midis Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara. Matthew Nimetz, ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit në takime të ndara është takuar me ambasadorin e Maqedonisë në Nju Jork ,Vasko Naumovski dhe atë grek Adamantios Vasilakis. Deutsche Welle njofton se në të njëjtën ditë në Nju Jork fillon raundi i ri për çështjen e emrit, ndërsa në Bruksel takimi i parë tet-a-tet i eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn dhe shefit të diplomacisë maqedonase Nikolla Popovski.

Eno Bozdo kallëzon në Prokurori Shkëlqim Canin: Bllokoi kredinë për Bulevardin e ri të Tiranës

Postuar në 14 Nëntor, 2014 03:33

Ministri i Financave Shkëlqim Cani është kallëzuar në Prokurori nga Bashkia e Tiranës. Kallëzimi është dorëzuar nga nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo. Sipas Bashkisë ministri Cani ka bllokuar kredinë për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës. “Urdhri për bllokim është politik. Bllokimi është vepër penale”- është shprehur Bozdo. Bashkia ka bërë kallëzim edhe ndaj sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Sipas nënkryetarit Bozdo nga bllokimi I bulevardit 2000 familje dalin pa punë.

 

L.V

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme