Ministri i Financave: “Paketa Fiskale dhe projektbuxheti kanë vulën e qeverisë shqiptare. Me FMN-në, vetëm marrëdhënie partneriteti”

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka qenë sot në Komisioin Parlamentar të Ekonomisë, ku ka vijuar diskutimi për projektbuxhetin dhe paketën fiskale. Ka rëndësi një detaj që ka përcjellë Cani: “Është krijuar përshtypja se FMN-ja ka qenë ajo që ka diktuar paketën fiskale. Jo. Marrëdhëniet tona me FMN-në janë marrëdhënie partneriteti. Paketa fiskale dhe projektbuxheti mbajnë vulën e qeverisë shqiptare dhe qeveria shqiptare i del për zot këtyre. Ky buxhet siç shprehet edhe Banka e Shqipërisë është optimist”, tha Cani. Disa ditë më parë, ministri u citua në media të ishte shprehur se për shumë kërkesa të paketës fiskale dhe të projektbuxhetit ka patur një lloj vetoje nga FMN-ja.
s.z
Add new comment