Arkiv-Lajme

Njohja ndërkombëtare e regjimit politik në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore

Postuar në 15 Nëntor, 2014 16:52

Pushtimi fashist italian i 7 prillit 1939 shënoi pezullimin e ekzistencës së shtetit shqiptar si subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe të qeverisë së tij gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Disa prej Fuqive të Mëdha të asaj kohe si dhe shtete të tjerë e njohën pushtimin e vendit dhe ndërprenë marrëdhëniet me autoritetet “shqiptare” që u instaluan në vend nga pushtuesi i huaj.

Dëshmia/ Rrëfimi i 88 vjeçarit Xhafer Peçi: Si e çliruam Tiranën në 17 nëntor me 127 dëshmorë

Postuar në 15 Nëntor, 2014 15:44

nga Leonard Veizi

 

Degradon Televizioni Publik Shqiptar. Lajmet janë vetëm qoka për ministrat e LSI-së dhe jo vetëm. Për çfarë e paguajmë?

Postuar në 15 Nëntor, 2014 15:10

Mjafton të ndjekësh një edicion lajmesh të Televizionit Publik Shqiptar për të kuptuar se ky ekran nuk i shërben publikut, por është një vitrinë ku çdo ministër apo titullar institucioni reklamon punën e tij.  

Edicioni qëndror i lajmeve të datës 14 Nëntor nisi me dy kronika për qeverinë dhe opozitën dhe më pas vijoi me një kronikë televizive për ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, një kronikë për ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, një kronikë për një ekspozitë pikture kur merrte pjesë zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj.

Serbia shkarkon trajnerin Dick Advocaat. Hollandezi fajëson Shqipërinë për humbjen me Danimarikën

Postuar në 15 Nëntor, 2014 12:20

Nuk ka zgjatur shumë aventura e teknikut hollandez Dick Advocaat si trajner i përfaqësueses serbe të futbollit. Humbja e 3 me 1 me Danimarken i vuri kapakun bashkëpunimit 4 -  mujor të tij me Federatën Serbe të Futbollit. Në tre ndeshje kualifikuese të Europianit 2006 ai mundi të marrë vetëm 1 pikë.

Menjëherë pas përballjes me danezët Advocaat kishte deklaruar se ishte gati të dorëhiqej dhe se ekipi i tij ishte në këtë gjendje edhe për shkak të ndeshjes me Shqipërinë.

Elmar Brok: Shumica në Shqipëri po përdoret kundër të drejtës kushtetuese

Postuar në 15 Nëntor, 2014 12:07

Qeverisë po i vijnë sinjale nga Brukseli të respektoje të drejtën kushtetuese dhe parimet themelore të demokracisë. Në një takim që pati me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kryetari i Komisionit të punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional me opozitën.

Ministrja Kumbaro e mbajti fjalën. Tha se ishte e paftuar, por viziton “privatisht” Panairin e Librit

Postuar në 15 Nëntor, 2014 11:37

Nuk e financoi këtë vit Panairin e Librit dhe për këtë arsye ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk ftoi kamerat për të ndjekur vizitën e saj private në Panairin e Librit. Nuk shkoi si ministre, por në cilësinë e përkthyeses, duke lajmëruar për këtë ndjekësit e saj në twitter.

Në dy postime ajo shkruan: “Nga Pedonalja te Librat. From Tirana with love”, ndërsa në postimin tjetër “Miku dhe shkrimtari Tupja! Po mbaj radhën për t’i marrë një autograf”

Pëllumb Xhufi: “Komunikimi i z. Rama pas vrasjes së 4 vetëve, i papërshtatshëm. Askujt nuk i interesonin keqardhjet e tij...që ishin në drejtimin e gabuar”

Postuar në 15 Nëntor, 2014 09:44

Pëllumb Xhufi ka dhënë një intervistë për “Java” në të cilën jep disa vlerësime për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit dhe rishikimin e teksteve të historisë në bashkëpunim me historianë të huaj. Xhufi është pyetur dhe ka dhënë mendimin e tij edhe për tema të tjera dhe punën e qeverisë, për të cilën veçojmë këtë kritikë direkte. E cila shkon në fakt për kryeministrin e vendit: “Nuk kam as informacionin dhe as tagrin të bëj një vlerësim të punës së qeverisë Rama. Por, nuk mendoj se sjelljet e saj janë të pakritikueshme. Mjafton të kujtoj komunikimin e papërshtatshëm të z.

Dëmi 5 mln euro, Prokuroria nis hetimin për 3 ish-drejtues të lartë të INSIG

Postuar në 15 Nëntor, 2014 09:17

Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet për tre ish-drejtues të lartë të kompanisë shtetërore të sigurimit INSIG. “Ora News” thotë se lajmi konfirmohet nga burime pranë këtij organi ku tre ish-zyrtarët e lartë dyshohet se kanë abuzuar me detyrën duke i sjell buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 5 milion euro. Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të Ministrisë së Financave, të dorëzuar në akuzën e kryeqytetit në datën 28 tetor 2014. Ministria e Financave dyshon se dy ish-drejtorët e Përgjithshëm të INSIG se kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet.

Me sa duket do të ketë përherë serbë që provokohen. Ose që thonë se provokohen

Postuar në 15 Nëntor, 2014 09:08

Serbët, ose të paktën një pjesë e tyre, duket se janë ndjerë të provokuar edhe nga ndeshja e Shqipërisë me Francën. “Kurir” shkruan për një provokim të ri nga tifozët shqiptarë që në stadiumin ku luhej ndeshja  kanë shpalosur flamurin e dronit, pra me dyshen Ismail Qemali – Isa Boletini. “Kurir” shkruan se kryeministri shqiptar ka vlerësuar lojtarët, duke gatuar me këtë lidhje çorbën e intrigës se pas dronit dhe banderolës qëndron pikërisht nacionalisti kryeministër. Është për t’u admiruar ky lloj monitorimi që serbët po i bëjnë Shqipërisë.

Jo vetëm politikë në samitin e G20. Merkel “bën një xhiro” në pubet e Brisbane

Postuar në 15 Nëntor, 2014 08:48

Samiti i G20 duket se u ka lënë kohë të lirë liderëve të botës. Kështu kancelarja Angela Merkel ka dalë nga makina në Caxton Street në Brisbane, një zonë e populluar me pube dhe ka takuar njerëzit. Madje ajo është ulur në një prej tyre dhe me këtë rast edhe selfiet nuk kanë munguar.

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/2014/11/15/g20-merkel-al-pub-selfi...

s.z    

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme