Arkiv-Lajme
Duhani, akciza pastaj vdekshmëria
Deputeti Pandeli Majko ka folur sot në seancën plenare ku po diskutohej buxheti edhe për çështjen e rritejs se akcizës së duhanit. Ja se çfarë ka thënë ndër të tjera Majko: “Rritja e akcizës është rritje e akcizës. Nuk mendoj se shqiptarëve do t’u shëndoshet familja kur të lënë duhanin”. Kjo pasi kryeministri dhe pas tij edhe ministri i Shëndetësisë deklaruan se rritja e akcizës nuk bëhet në emër të rritjes së të ardhurave, por sepse qeveria mendon se kështu aplikohet një politikë për uljen e vdekshmërisë nga duhanpirja. Po sa është kjo vdekshmëri?
70 vjetori i Çlirimit të Tiranës, ceremoni të ndara dhe debate për shfaqjen e portetit të Hoxhës
Dy ceremoni dhe përplasje politike në 70-vjetorin e Clirimit të Tiranës. Krerët e qeverisë, kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit Ilir Meta, Zv.kryeministri Niko Peleshi, ministrat e kabinetit e deputetët e majtë kanë marrë pjesë në një ceremoni të organizuar nga prefektura tek 'Ushtari i Panjohur'. Por prania e një grupi veteranësh me portrete të diktatorit Hoxha në dorë, ka bërë që Rama të kërkojë largimin e tyre.
Kuvend, debat mes Ramës dhe Majkos për kamatëvonesat e energjisë. “Nuk falim asgjë”, thotë Rama
Nuk kanë munguar debatet në sallën e Kuvendit të bojkotuar nga opozita, mes kryeministrit Edi Rama e deputetit Pandeli Majko lidhur me detaje të projektbuxhetit dhe çështje të aktualitetit. Lidhur me kamatëvonesat e energjisë elektrike, deputeti i Tiranës Majko ka thënë se ato duhen falur, pasi PS-në e largojnë nga forcat e majta dhe nuk e bëjnë më njerëzore. “Ne sot do të votojmë faljen e kamatvonesave për pensionet në fshat e ç’na gjen të flasim këtu dhe për ata që janë me mbrojtje sociale. Nuk besoj se kjo na shmang nga ndonjë faturë e kripur, përkundrazi na bën më njerëzorë.
Fishekzjarret e tifozëve ndërpresin ndeshjen Itali-Kroaci. Delegati i UEFA-s vendos rifillimin e takimit
Ndeshja më interesante e kualifikueseve te së dielës për Euro 2016, ajo mes Italisë dhe Kroacisë u ndërpre në minutën e 75 pas hedhjes në fushë të fishekzjarrëve nga tifozeria kroate. Arbitri kërkoi që skuadrat të shkonin në dhomat e ndeshjes dhe pas konsultimit me delegatin e UEFA-s urdhëroi rifillimin e takimit.
Një skenë e ngjashme me ato që ndodhën në stadiumin e Beogradit, por me ndryshimin se arbitri menjëhërë sapo u hodhën fishekzjarrët ndërpreu takimin dhe i drejtoi lojtarët të dhomat e zhveshjes.
BE-ja paralajmëron me sanksione edhe Izraelin “nëse ndërmerr aksione që minojnë paqen me palestinezët”
Bashkimi Europian ka paralajmëruar Izraelin me sanksione në rast se Telavivi zyrtar ndërmerr aksione që minojnë mundësinë e paqes me palestinezët. Bëhet fjalë për ndërtime të reja në Jeruzalem dhe për veprime të mundeshme në Ëest Bank. Lajmin për mundësinë e sanksioneve e publikoi fillimisht e përditshmja “Haartez”, por ai është konfirmuara edhe nga burime dipomatike.
Vetëm Mesila Doda e kujton Sokol Olldashin. PD e kalon në heshtje 1-vjetorin e aksidentit tragjik
Partia Demokratike e ka kaluar në heshtje 1-vjetorin e aksidentit tragjik të deputetit demokrat, Sokol Olldashi.
E vetmja që ka përkujtuar kolegun e saj ka qenë deputetja Mesila Doda, e cila nëprmjet një postimi në fejsbuk dhe një foto që e shoqëron shkruan:
Në përkujtim të protestave kundër armëve kimike, beteja e fundit që bëmë së bashku. Lamtumirë Koli, një vit tejet i vështirë pa ty.
Mbrojtësi i Francës, Rafael Varan: Shqipëria rival i fortë, nxorrëm mësime nga miqësorja
Mbrojtësi i Realit të Madridit, Rafael Varan është shprehur se Franca dha maksimumin në fushën e lojës në Renë përballë Shqipërisë. Vendasit u vunë në vështirësi në barazimin 1-1 dhe Varan thekson se përballja me Shqipërinë ia vlejti.
Kryebashkiaku kontravers i Selanikut: Do jetë sukses nëse vijnë 50 mijë njerëz në paradën Gay Pride
Së fundmi është fotografuar gjysmënudo për një revistë në kuadër të një fushate sensibilizuese në luftën kundër AIDS. Bëhet fjalë për kryebashkiakun kontravers të Selanikut, Janis Butaris, qëndrimet e të cilit kanë shkaktuar jo pak polemika në Greqi.
Në intervistën që ka dhënë për të njëjtën revistë, Butaris ka komentuar edhe paradën e pritshme të homoseksualëve në Selanik, duke thënë se do të ishte një sukses për qytetin ardhja e 50 mijë njerëzve në marshimin Gay Pride.
Shlyerja e borxheve të prapambetura ndaj biznesit nuk po jep efektin e pritshëm në uljen e kredive të këqija
Edhe pse qeveria ka paguar rreth 260 milionë dollarë borxhe të prapambetura ndaj biznesit, niveli i kredive të këqija në banka vazhdon të rritet. “Top Channel” raporton se të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të shtatorit, kreditë me probleme arritën në rreth 24.9 për qind, nga 24.06 për qind që ishin në tremujorin e dytë.
Pas kritikave për Ukrainën, presidenti rus largohet para kohe nga samiti i G20. Putin: “Po largohem më herët, sepse më duhet të fle”
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është larguar nga Australia para përfundimit të samitit të G20-ës. Ky largim i parakohshëm vlerësohet se ka ardhur pas kritikave të ashpra të liderëve botërorë në adresë të tij, për shkak të rolit të Rusisë në krizën në Ukrainë. Putin ka thyer protokollin, duke dhënë një konferencë për shtyp për një grup gazetarësh të zgjedhur dhe është larguar para se G20-ta të dilte me komunikatën përfundimtare.