Duhani, akciza pastaj vdekshmëria

Postuar në 17 Nëntor, 2014 08:53

Deputeti Pandeli Majko ka folur sot në seancën plenare ku po diskutohej buxheti edhe për çështjen e rritejs se akcizës së duhanit. Ja se çfarë ka thënë ndër të tjera Majko: “Rritja e akcizës është rritje e akcizës. Nuk mendoj se shqiptarëve do t’u shëndoshet familja kur të lënë duhanin”.  Kjo pasi kryeministri dhe pas tij edhe ministri i Shëndetësisë deklaruan se rritja e akcizës nuk bëhet në emër të rritjes së të ardhurave, por sepse qeveria mendon se kështu aplikohet një politikë për uljen e vdekshmërisë nga duhanpirja. Po sa është kjo vdekshmëri? ISHP-ja shkruan në një raportim të vetin se në Shqipëri “vdesin afro 3.300 persona nga sëmundjet që shkakton duhani”. Pak më tej, ajo citon një shifër sipas të cilës në botë në një vit nga pasojat e duhanpirjes vdesin 6 milionë njerëz, prej të cilëve “600.000 janë  jo-duhanpirës, të  vdekur nga qëndrimi në ambiente me tym duhani (nga duhanpirja pasive)”( http://www.ishp.gov.al/dita-boterore-pa-duhan/). Pra 10% e njerëzve vdesin nga ndikimi i duhanit. Nëse e aplikojmë këtë përqindje në Shqipëri, do të kemi në një vit 2970 vdekje nga duhaprija direkte, ndërkohë që të efekti financiar i rritjes së akcizës parashikohet 1. 7 miliardë lekë  për tre vitet në vazhdim(http://www.shqiptarja.com/ekonomi/2733/rritet-me-20-lek--akciza-e-cigare...). Mirëpo kush siguron se kjo rritje akcize do të sjellë ulje të konsumit? Lind natyrshëm kjo pyetje, pasi në çdo vend, ndjekja e politikave të këtilla merr për bazë studime të mirëfillta për ndikimin dhe pasojat, shoqëruar me qasjet thuajse ideologjike apo etike. Njësoj siç veprohet për ngrohjen globale, mjedisin, apo edhe probleme që lidhen me zgjedhjet e njeriut si aborti p.sh. Në rastin tonë, formalisht instrument etik duket se është gustoja e kryeministrit, që nuk pi duhan, por që duket hapur se shërben më shumë si tyl për të mbuluar atë që përmendi z. Majko: të ardhurat. Kjo pasi do të mjaftonte vetëm masa e marrë për ndalimin e duhanprijes në mjedise publike për të arritur, të paktën teorikisht, një ulje vdekshmërie prej 330 vdekjesh në vit. Pra 10% që sipas ISHP-së e pëson pavarësisht se nuk konsumon duhan. Që është realisht shumë. Sepse për të lënë duhanin, është vështirë të arrihet, pasi siç edhe më tha një miku im, “ne jemi popull hallexhi”. Dhe kjo është goxha arsye.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.