Fishekzjarret e tifozëve ndërpresin ndeshjen Itali-Kroaci. Delegati i UEFA-s vendos rifillimin e takimit

Ndeshja më interesante e kualifikueseve te së dielës për Euro 2016, ajo mes Italisë dhe Kroacisë u ndërpre në minutën e 75 pas hedhjes në fushë të fishekzjarrëve nga tifozeria kroate. Arbitri kërkoi që skuadrat të shkonin në dhomat e ndeshjes dhe pas konsultimit me delegatin e UEFA-s urdhëroi rifillimin e takimit.
Një skenë e ngjashme me ato që ndodhën në stadiumin e Beogradit, por me ndryshimin se arbitri menjëhërë sapo u hodhën fishekzjarrët ndërpreu takimin dhe i drejtoi lojtarët të dhomat e zhveshjes.
Italianët shënuan të parët me Kandrevën në minutën e 11, por kroatët barazpeshuan gjithçka 4 minuta më vonë me Perisiç. Në takimet e tjera Hollanda mundi thellë 6 me 0 Letoninë, Çekia fitoi 2 me 1 me Islandën, Turqia mposhti 3 me 1 Kazakistanin, Belgjika barazoi 0 me 0 me Uellsin, Qiproi fitoi 5 me 0 me Andorën, Izraeli mundi 3 me 1 Bosnjën, Bullgaria dhe Malta u ndanë në barazim 1 me 1, ndërsa Norvegjia mundi 1 me 0 Azerbajxhanin.
l.m
Add new comment