Arkiv-Lajme
Ambasadori shqiptar në Francë njofton vendosjen e fluturimeve direkte me Parisin. Interes edhe për investime
Ambasadori shqiptar në Francë, Dritan Tola, ka publikuar një shkrim prezantues për Shqipërinë në gazetën franceze "La Tribune”, shkrim i cili jepet i zgjeruar këtu: http://www.ata.gov.al/la-tribune-situata-e-re-ekonomike-shqi....
SHBA, senati bllokon nismën për reformimin e kompetencave të NSA
Senati amerikan ka bllokuar reformën e nisur për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë, NSA, nisur pas atij që quhet skandali i Datagate. Reforma në fjalë parashikon ndër të tjera, ndërprerjen e mbledhjes automatike të të dhënave nga thirrjet telefonike të qytetarëve amerikanë. Siç raportohet në media, nisma nuk ka marrë votat e nevojshme për të hapur debatin dhe kjo jo vetëm për shkak të votave të republikanëve. Për pasojë diskutimi për këtë çështje do të bëhet vitin që vjen. Një nga arsyet se përse republikanët kanë votuar kundër është edhe situata ndërkombëtare e sigurisë.
Ja urdhëri i ministrit të Financave për punonjësit. U kërkon të marrin kredi për të shlyer detyrimet e energjisë. Nuk shpjegon bazën ligjore të vendimit.
ResPublica ka siguruar urdhërin që Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka nxjerrë për verifikimin e librezave të energjisë për punonësit e ministrisë dhe institucioneve në varësi, me paralajmërimin për masa ndëshkimore ndaj atyre që kanë detyrime të prapambetura si dhe kërkesën për mbajtjen e parave nga paga.
Greqia ndryshon kriteret për dhënien e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve
Ministria e Brendshme greke po përgatit një ligj që ndryshon kriteret për marrjen e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve. Kjo nismë erdhi pasi siç raporton “To Vima”, Këshilli i Shtetit, konstatoi në vitin 2013 se përcaktimet e ligjit të vitit 2010, vinin në kundërshtim me kushtetutën. Për rrjedhojë Ministria e Brendshme e Greqisë, po përgatit një ligj të ri, që përcakton dhënien e shtetësisë për brezin e dytë të emigrantëve, kur ata hyjnë në moshën madhore dhe pasi kanë ndjekur ciklin arsimor grek.
Presidenti dhe ministri i Drejtësisë, të ndarë për reformën në drejtësi. Nishani: “Nuk ecet me sulme të përgjithshme ndaj sistemit”
Presidenti dhe ministri i drejtësisë kanë replikuar gjatë diskutimit në tryezën e sotme për reformën në drejtësi, zhvilluar në kuadër të Projektit Euralius IV, “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”. Ministri Nasip Naço ka theksuar se reforma duhet “të ndërgjegjësojë më shumë gjyqtarët, të cilët kur puthitin shkopin me tryezën e tyre për të dhënë vendim, të kenë parasysh zbatimin e ligjit dhe vetëm ligjit, duke qenë transparent dhe mbi gjithçka konseguent me vendimet e tyre”.
Rusia drejt ndalimit të produkteve shqiptare. Kohë deri më 24 nëntor për t’u sqaruar me autoritetet ruse
Ndonëse thuhet se Rusia po goditet nga sanksionet e Bashkimit Europian, duket se është e vendosur që të zbatojë deri në fund kundërmasat e saj. Pak ditë më parë u njoftua se autoritetet ruse kishin kërkuar diskutime me ambasadën shqiptare në Moskë, lidhurme depërttimin në tregun rus të frutave nga Shqipëria, por me origjinë nga vendet e BE-së, kurse së fundmi, sipas gazetës “Shqip”, një masë e ngjashme po merret edhe për mishin. Kjo sepse ditën e martë, Rusia ka ndaluar importin e mishit nga Mali i Zi, vend nga ku eksporti bëhej me certifikata flase.
Taulant Balla flet për Byronë e Hetimeve: Do të dublojë kompetencat e Prokurorisë, eksperiencë pozitive
Taulant Balla, nënkryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Parlament, i cili ndodhet në SHBA për një vizitë pune, ishte i ftuar për një bisedë në studiot e “Zërit të Amerikës”. Deputeti socialist, foli për Byronë Kombëtare të Hetimeve dhe akuzat se entiteti i ri do të dublojë në një farë mase kompetencat e Prokurorisë. Balla shprehet se Byroja do të jetë një eksperiencë pozitive për Shqipërinë, si një mekanizëm i ri që rrit efektivitetin në luftën kundër korrupsionit.
Katër vjet më pas, por pa “provokacija”. Tifozët shqiptarë një mesazh Ivan Bogdanovit, por pa djegur flamurin serb
Meriton vëmendje një moment nga takimi i djeshëm mes Italisë dhe Shqipërisë. Tifozët shqiptarë, të pranishëm në stadiumin e Genovas, kanë ngritur flamurin shqiptar, pikërisht aty, ku para katër vitesh, gjatë ndeshjes Itali-Serbi, Ivan Bogdanovi, dogji flamurin kuq e zi. Askush nuk dogji flamurin serb dje në Genova, ndoshta edhe për të mos rënduar përhapjen e virusit “provokacija” që duket se ka kapluar jo pak në Serbi.
s.z
Shtyhet me një vit afati i pasaportave të lëshuara në vitet 09-10, për personat që kanë qenë nën 16-vjeç. U përcaktuan gabimisht si 10-vjeçare
Para disa ditësh, Ministria e Brendshme, njoftonte përmes një lajmërimi në disa të përditshme, se për pasaportat e lëshuara në vitin 2009-2010, për personat që në këtë vit kanë qenë nën 16 vjeç, shtyhet edhe një vit afati. Kjo pasi, në këtë kategori pasaportash është bërë një gabim në përcaktimin e kohëzgjatjes së tyre, pra ndonëse ato janë lëshuar me një afat 10-vjeçar, në fakt vlejnë vetëm për 5 vjet. Me këtë rast, Ministria e Brendshme pra, njoftonte të gjithë shtetasit, se shtyhej edhe me një vit afati.
Drejtoresha e Doganave: “Realizuam 100% planin e të ardhurave. Arsye: Mirëadministirmi”. Sqarim edhe për taksën e parkimit në dogana
Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në të cilin ka folur për arritjet e sektorit të saj. Dhe referuar shifrave kemi susksese të mëdha. “Si Tatimet, si Doganat kanë rritje. Dogana ka 14% rritje ose 20.5 miliardë lekë thënë në shqip, që do të thotë realizim 100% të planit të të ardhurave”, tha Spiropali. Ajo ka shpjeguar edhe se nga kanë ardhur këto lekë: “Rritja e të ardhurave ka ardhur nga miradministrimi dhe nga lufta kundër evazionit, kundër korrupsionit. Në këtë pikë nuk ka diskutim për faktet.