Arkiv-Lajme

Shpërthim i pashpjegueshëm drite në Sverdlovsk të Rusisë. Televizioni shtetëror “flet” për një meteor si ai Chelyabinskut në vitin 2013

Postuar në 20 Nëntor, 2014 13:34

Pas kratereve në Siberi, që ende presin një përgjigje shkencore për shkakun e tyre, një tjetër “çudi” ka ndodhur në Rusi. Të premten në mbrëmje, një video amatore ka filmuar në Sverdlovsk,  në rajonin e Uraleve, një shpërthim drite të verdhë në qiell. Video është transmetuar edhe në televizionin shtetëror rus “RT”, por i është lënë vend edhe në një media si “Christian Science Monitor”. Media lokale ruse përcjellin informacione se as ushtria dhe as agjencitë ruse të hapësirës nuk  kanë pranuar përgjegjësi për këtë, për shkak se nuk ka patur zyrtarisht aktivitete.

Drejtuesja e Autoritetit të Konkurencës, Lati: “Të rishikohet kontrata koncesionare për pullat fiskale. Bode na anashkaloi”

Postuar në 20 Nëntor, 2014 12:49

Drejtuesja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati, ka dhënë një intervistë për “Albanian Screen”, në të cilën flet për koncesionin e pullave fiskale. Lati thotë se ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ka anashkaluar Autoritetin në dhënien e koncesionit,  marrja e mendimit të të cilit, është detyrim ligjor. “Në momentin kur nënshkruhet një marrëveshje patjetër do zbatohen të gjitha ligjet respektive dhe një nga detyrimet ligjore të institucionit që ka firmosur këtë marrëveshje lidhet me zbatimin e ligjit të konkurrencës.

Meshë në gjuhën shqipe edhe në Maqedoni. KOM miraton kërkesën e shqiptarëve të besimit ortodoks

Postuar në 20 Nëntor, 2014 11:26

Kisha Ortodokse e Maqedonisë, Peshkopata e Ohrit, ka miratuar vendimin që meshat të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe. Lajmi është bërë publik edhe në gazetën “Dnevnik”, të cilit i referohet edhe ATSH dhe raportohet se gjuha shqipe do të përdoret në një nga kishat e këtij vendi. Vendimi është marrë pas kërkesës së shqiptarëve të besimit ortodoks dhe siç thuhet, mesha e parë do të mbahet diku nga pranvera e ardhshme. Mesha do të zhvillohet në kujtim të djalit të Josif Bagerit, Kristo Bageri.

Një person i paidentifikuar në videon e masakrës së katërfishtë në rrugën e Elbasanit. I tregoi Erald Sidës çfarë kishte ndodhur dhe u largua.

Postuar në 20 Nëntor, 2014 09:47

Pamjet filmike të një kamera sigurie që ka regjistruar lëvizjet e Konstandin Xhuvanit dhe shokëve të tij jashtë ambienteve të lokalit "Ante Grand", pak minuta pas krimit të katërfishtë tregojnë se në vendngjarje ka qenë edhe një person i paidentifikuar që i ka rrëfyer Erald Sidës se çfarë kishte ndodhur brenda lokalit.

RTSH sqaron se përse nuk transmetoi ndeshjen Itali-Shqipëri: “Vendimin e mori FSHF”

Postuar në 20 Nëntor, 2014 08:19

Drejtori në detyrë i Radio Televizionit Shqiptar, Martin Leka, ka shpërndarë sot një deklaratë për shtyp ku sqaron arsyet pse ndeshja miqësore Itali-Shqipëri, nuk u transmetua nga televizioni publik. Leka nënvizon se të drejtën televizive e jep Federata e Futbollit, pra në këtë rast ka qenë Armand Duka, ai që ka vendosur që shqiptarët ta shohin ndeshjen përmes një platforme private dhe me lekë.

Reklama shtetërore, “Posta Shqiptare” shpërndan para “nën dorë”

Postuar në 20 Nëntor, 2014 08:13

Çfarë po ndodh me reklamat shtetërore? Në fakt, asgjë e pazakontë. Ato ndahen sipas interesave, në formë qoke, që në njëfarë mënyre - apo në një tjetër, të jenë si një shpërblim për “mbyllje goje” para abuzimeve që ndodhin në institucionin në fjalë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me një poster të “Posta Shqiptare” që ka filluar të qarkullojë së fundmi.

Reflekton e majta. Zhduket portreti i Enver Hoxhës nga festimet 70-vjetorit në Lezhë. Meta dhe ministrat heqin shallin partizan

Postuar në 20 Nëntor, 2014 07:26

Pas kritikave nga ambasadori amerikan dhe reagimit të ashpër të opzoitës për shfaqjen e portretit të Enver Hoxhës në ceremoninë përkujtimore për 70-vjetorin e çlirimit të Tiranës, e majta qeveritare duket se ka reflektuar.

Kështu në aktivitetin e organizuar në Lezhë ku merrte pjesë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, megjithë praninë e shumë veteranëve nuk u pa asnjë foto apo portert i komandantit të Luftës Nacion-Çlirimtare, Enver Hoxha.

“Banda e tritolit” del para gjykatës. Julian Sinanaj me një pamje ndryshe, jo në një "kafaz" me të akuzuarit e tjerë.

Postuar në 20 Nëntor, 2014 05:10

Ka nisur me shtyrje procesi gjyqesor ndaj 7 të akuzuarve si anëtarë të bandes së tritolit. Julian Sinanaj, vrasësi me pagesë, i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale u shfaq për herë të publikisht, teksa u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurie.

Në dukje i qetë dhe me syze optike, Julian Sinanaj ka pak ngjashmëri me portretin e fotove që u publikuan në media pas arrestimit të tij.

Kadare: "Unë nuk jetoj me idilin e Europës, por për Shqipërinë, të hyjë në Europë është çështje “jetë a vdekje”...Rusinë duhet të kërkojmë ta kuptojmë

Postuar në 20 Nëntor, 2014 04:30

Sprova e tij e fundit letrare “Mëngjeset në Kafe Rostand- motive nga Parisi” lajmërohet si suksesi i radhës i një autori që mund të mburret me miliona kopje të shitura në çdo cep të globit. Ismail Kadare, i ulur në restorant “Juvenilia”, një lokal elegant në zemër të parkut me të njëjtin emër të Tiranës, një vend veçanërisht i dashur nga shkrimtari shqiptar. Një vend i dashur nga Kadare njësoj si ‘Kafe Rostand’ e Parisit, qytet që e ka pritur me të gjitha nderet kur kërkoi azil politik për të protestuar kundër elitës komuniste shqiptare, e cila po rrënohej në të largëtin vit 1990.

Basha shmang pyetjet për mungesën në ceremoninë e Olldashit, pranon pyetje vetëm për protestën e 22 Nëntorit.

Postuar në 20 Nëntor, 2014 03:37

Menjëherë sapo është kthyer nga Brukseli, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp për të përshëndetur rezolutën e Partive Popullore Europiane që i bën thirrje qeverisë të respektojë të drejtat e opozitës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme