Arkiv-Lajme
Tahiri takon Ajazin, Llallën e Canin: Hetime të përbashkëta, luftë kundër pastrimit të parave e pasurive të pajustifikuara
“Të ngrihet grup pune për të marrë në shqyrtim hetimet e përbashkëta”, Këtë ka thënë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i cili ka mbledhur paraditen e së premtes në një takim tek hotel “Tirana” kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ministrin e Financave, Shkëlqim Cani si dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lalla. Në takim, me ftesë të Tahirit ishin dhe Ahmet Prenci i hetimit tatimor, Elisa Spiropali, drejtoresha e Doganave si dhe drejtori i Burgjeve, Artur Zoto.
Meta e Peleshi flasin për liritë dhe të drejtat e njeriut, kundër diskriminimit të LGBT
Mosdiskriminimi, të drejtat themelore dhe mbrojtja e grupeve në nevojë, përfshirë LGBTI, është tema e konferencës rajonale të nivelit të lartë që po mbahet në Tiranë, me pjesëmarrjen e parlamentarëve nga Ballkani, Parlamenti Evropian, trupi diplomatik etj. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se nuk ka vend më domethënës se sa Shqipëria për të folur mbi mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, ku deri dy dekada më parë vuante nga shkeljet më flagrante të të drejtave të njeriut dhe ku liria e shprehjes dhe e besimit ishte inkezistente.
Maqedoni/ Miratohet një ligj i ri që rrezikon nëpunësit shtetëror shqiptarë
Shumica e administratorëve shqiptarë në Maqedoni që nuk njohin mirë dhe dëshmojnë një gjuhë të huaj rrezikohen nga një ligji i ri për nëpunës shtetëror. Ky alarm është dhënë nga ish-deputeti i RDK-së, Profesor Izet Zeqiri. Ai është shprehur se ndryshimet e Ligjit për nëpunës administrativ i cili do të hyj në fuqi nga muaji shkurt i vitit 2015 drejtpërdrejtë do të rrezikoj vendin e punës së shumicës së të punësuarve shqiptarë që nuk njohin gjuhen angleze, franceze apo gjermane.
Kosovë/ Partitë studiojnë marrëveshjen, Kuvendi dhe Qeveria javën e ardhshme
Në kryeartikullin e saj gazeta “Zëri” shkruan se për herë të parë në historinë 15-vjeçare LDK do të jetë drejtuese e Qeverisë së Kosovës, pas marrëveshjes së arritur, të mërkurën mbrëma, ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, me ndërmjetësim të presidentes Jahjaga. Sipas “Zërit” Mustafa ka konfirmuar se do ta udhëheqë ekzekutivin e vendin dhe gjysma e ministrave do të jenë nga partia e tij (LDK), përderisa siç ka thënë ai, PDK-së do t’i takojë posti i kryeparlamentarit dhe gjysma e dikastereve qeveritare.
Eduard Selami: Protesta e opozitës, do ballafaqojmë Ramën me realitetin e zhgënjimit
Deputeti i PD-së, Eduard Selami, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” nga gazetari Bashkim Hoxha, i ka bërë thirrje qytetarëve pa dallim, veçanërisht socialistëve të zhgënjyer, të marrin pjesë në protestën e opozitës. Sipas Selamit kjo protestë bëhet për t’i dhënë të kuptojë Kryeministrit se realiteti i premtimeve të pambajtura nuk është një telajo, të cilën mund ta fshijë kur nuk i pëlqen.
Obama anashkalon Kongresin, njofton në TV ndryshime rrënjësore në politikat amerikane të imigracionit
Ndryshime rrënjësore në politika amerikane të imigracionit. Obama njoftoi këtë hap duke e cilësuar planin e tij një zgjidhje logjike dhe të balancuar që nuk ofron amnisti masive dhe nuk lejon deportime në masë. Presidenti shpjegoi urdhërin e tij ekzekutiv për imigracionin në një fjalim televiziv, duke anashkaluar Kongresin dhe duke revoltuar republikanët që janë zotuar të pengojnë planet e presidentit. Obama tha se të gjithë e kanë të qartë se sistemi aktual ka qenë jofunksional prej dekadash.
Një bashkëpunim me Harvardin që në fillim të viteve 2000. Rama: “Doja një qeveri me ministra që nuk kanë qenë të tillë. Përvoja e vret inovacionin”
“Harvard gazette” shkruan këto dy ditë për Shqipërinë dhe për bashkëpunimin që qeveria shqiptare ka vendosur me Fondacionet për Shoqërinë e Hapur, që përmes Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar, synon të adresojë rrugët e rimëkëmbjes ekonomike të vendit tonë.
Donald Lu votohet si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri
Senati amerikan ka votuar Donald Lu si ambasador të SHBA-së në Shqipëri. Vota ka qenë unanime dhe ka zhbllokuar një situatë të krijuar që mnga korriku 2013. Donald Lu u propoza nga presidenti amerikan, Barack Oabama më 25 korrik. Votimi përmbyll edhe misionin e Aleksandër Arvizusë në Shqipëri.
s.z
Ministri i Financave: “Nuk e kam ditur që të ardhurat 2009-2013, ishin baraz ose në rënie”. Si u bënë premtimet atëherë?
Shkëlqim Cani, që është ministër i Financave i Republikës së Shqipërisë, ka qenë sot i ftuar në “Top-Story”. Ai ka folur për paketën fiskale për buxhetin e ri dhe objektivat e qeverisë. Duke diskutuar me Ardian Civicin, Cani ka bërë edhe këtë deklarim: “Ju keni qenë në Bankën e Shqipërisë dhe ndoshta i keni parë të dhënat për të ardhurat, por unë personalisht, për shkak të propagandës së qeverisë së shkuar, për katër vitet e fundit të saj, nuk e kam ditur që të ardhurat nga viti në vit, ose ishin baraz, ose shkonin me ulje”. Deklarimi ka rëndësi.
Deputeti Alfred Peza: “Portreti i Hoxhës më 17 nëntor 2014, më fyeu. Portreti i Hoxhës më 28 nëntor, u fut nga PD”
Enver Hoxha ka gjetur vend edhe sot në debatin televiziv në “Opinion”. Përtej tezave dhe diskutimeve për rolin dhe të zezat e tij, një element tërheq vëmendjen. Dhe ky element vjen nga përballja në debat mes politikanëve, konkretisht Alfred Pezës dhe Mesila Dodës. Alfred Peza, deputet i PS-së ka thënë se është ndjerë i fyer nga shfaqja e portretit të Enver Hoxhës në 17 nëntor të këtij viti, me rastin e përkujtimit të Çlirimit të Tiranës. Por ai shtoi se kjo nuk do ngatërruar me “qëndrimin dhe me vijën e PS-së”.