Eduard Selami: Protesta e opozitës, do ballafaqojmë Ramën me realitetin e zhgënjimit

Deputeti i PD-së, Eduard Selami, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” nga gazetari Bashkim Hoxha, i ka bërë thirrje qytetarëve pa dallim, veçanërisht socialistëve të zhgënjyer, të marrin pjesë në protestën e opozitës. Sipas Selamit kjo protestë bëhet për t’i dhënë të kuptojë Kryeministrit se realiteti i premtimeve të pambajtura nuk është një telajo, të cilën mund ta fshijë kur nuk i pëlqen. I pyetur nga Hoxha nëse protesta që PD-ja do të organizojë në Tiranë, është në të vërtetë një testim për PD-në, Selami tha se “kjo është ana më e parëndësishme e kësaj çështjeje; ne do të jemi në shesh për qytetarët. Nuk i trembemi pushtetit kur të vijë koha, por tani do të ngremë zërin e qytetarëve, sepse në këto momente, më të zhgënjyerit janë socialistët e thjeshtë, të cilët kanë mbetur në rrugë për shkak të premtimeve të pambajtura."
L.V
Add new comment