Meta e Peleshi flasin për liritë dhe të drejtat e njeriut, kundër diskriminimit të LGBT

Postuar në 21 Nëntor, 2014 03:43

Mosdiskriminimi, të drejtat themelore dhe mbrojtja e grupeve në nevojë, përfshirë LGBTI, është tema e konferencës rajonale të nivelit të lartë që po mbahet në Tiranë, me pjesëmarrjen e parlamentarëve nga Ballkani, Parlamenti Evropian, trupi diplomatik etj. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se nuk ka vend më domethënës se sa Shqipëria për të folur mbi mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, ku deri dy dekada më parë vuante nga shkeljet më flagrante të të drejtave të njeriut dhe ku liria e shprehjes dhe e besimit ishte inkezistente. “Kushtetuta jonë, - tha Meta, - përcakton në disa dispozita respektimin dhe garantimin lirive themelore të njeriut, pasi askush nuk mund të diskriminohet për shkaqe si feja, gjuha gjendja sociale etj”. Duke marrë fjalën në konferencë, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se Shqipëria mbart një vlerë të jashtëzakonshme kundër diskriminimit, siç është ajo e harmonisë, tolerancës fetare dhe e respektimit të të drejtave të minoriteteve. Kjo, sipas tij, mund të jetë baza që do ndikojë në rritjen e emancipimit për respektimin e të drejtës së çdo individi.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.