Arkiv-Lajme
Histori njerëzore/ Flora Haka, bashkëshortja e dëshmorit Enver Haka flet për tragjedinë e 22 nëntorit 1989 në Llogora
nga Leonard Veizi
Rajonalizmi i bujqësisë përtej ekranit. Projekti i qeverisë ende i pasqaruar...E sigurtë është që bie propozimi i Kokëdhimës
Dje qeveria prezantoi një hartë të rajonalizimit të produkteve bujqësore, të ciën kryeministri Rama e quajti një moment kthese për bujqësinë shqiptare. Nga një vështrim i parë rajonet bujqësore të prezantuara në këtë hartë kanë përputhje të plotë me ndarjen administrative të Shqipërisë në rang qarqesh. Pra kufijtë e qarqeve shërbejnë edhe si kufij “administrivë” të rajoneve bujqësore.
Përjashtohen Këshilltarët e Ballshit. Ekziston mundësia e apelimit të vendimit, për shkak të precedentëve në PD, si titulli për Rrahman Parllakun
Partia Demokratike ka përjashtuar sot dy anëtarët e Këshillit Bashkiak të Ballshit, që votuan për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për Feçor Shehun. Për këtë gjë pati edhe një prononcim ntë kreut të PD-së në Ballsh, por ende nuk ka një vendim zyrtar të publikuar. Dy anëtarët e Këshillit (http://www.gazetaminerva.com/index.php/politike/item/603-pd-perjashton-tradhtaret-e-ballshit), janë Mirela Muçaj dhe Artur Shehu(ish-kandidat i PD-së në zgjedhje).
Toksikologu Zihni Sula: Propozimi për legalizimin e hashashit kënaq financat e disa personave, por rrezikon mijëra të tjerë
“Një propozim për të kënaqur financat e disa personave, por me rrezik për mijëra te tjerë”. Kështu e shohin specialistet deklaratën e një ditë më parë të deputetit Koço Kokëdhima për legalizimin e mbjelljes se hashashit ne vend. Kokëdhima një ditë më parë i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë që të ndërmerret një nismë për të licensuar mbjelljen e kësaj droge për arsye medicinale duke argumentuar se kjo do të silllte shumë fitime.
Gruevski flet shqip, uron për Ditën e Alfabetit: Vlerat i kemi të përbashkëta!
Në jë video të publikuar nga portali “tetova1”, shihet kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili ka folur në shqip. Pas shumë vitesh në politikë dhe në pushtet, kryeministri maqedon, Nikolla Gruevski, ka bërë përpjekje të flasë shqip, në gjuhën që e flet pjesa një pjesë e madhe e popullit në Maqedoni. “Kryeministri Nikolla Gruevski dje provoi të flasë pak në shqip, ndërsa sot uroi pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe”, shkruan portali “tetova1”.
Kryeministri flet për çështjen e energjisë elektrike, një ditë para protestës së opozitës
Opozita ka paralajmëruar se nesër, më 22 nëntor 2014, do të zhvillojë një protestë kundër masave shtrënguese të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është kujdesur, dhe kjo vihet re edhe në spotin informues në media, që protesta të ruajë theksin ekonomik, me idenë që në protestë dalin njerëzit të pakënaqur nga masat e qeverisë, që vijnë në kundërthënie flagrante edhe me premtimet e bëra. Një pyetje që mund të shtrohet deri sa protesta të zhvillohet, është sesi e pret atë qeveria?
Liliana Hoxha: “Pozicioni i ambasadorit Arvizu për Enver Hoxhën, krejtësisht personal. Enver Hoxhën po e sjell politika dhe Arvizu e di shumë mirë”
Liliana Hoxha ka shkruar sot një opinion. Botuar nga “Gazeta Shqiptare” e që është edhe reagim ndaj deklaratave të ambasadorit Aleksandër Arvizu, që lidhet me portretet e Enver Hoxhës. “Si gjithë populli shqiptar jam tërësisht pro amerikane si mbështetësi kryesor i interesave tona.
Zv.presidenti amerikan Joe Biden vizitë në Turqi në përpjekje për të riparuar marrëdhëniet me Ankaranë
Atmosfera ndërmjet Uashingtonit dhe Ankarasë është e tensionuar, pas mosmarrëveshjeve të hapura mbi konfliktin në Siri. Ndërkaq zv.presidenti amerikan Joe Biden është nisur për në Turqi. “Deutsche Welle” shkruan se Joe Biden thotë nganjëherë gjëra, të cilat politikanët e tjerë preferojnë t'i mbajnë për vete. Dhe për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dihet se në shumicën e rasteve ai është i ndjeshëm ndaj kritikave. Prandaj nuk qe çudi, që Biden me deklaratat e tij në fillim të tetorit zëmëroi kreun e shtetit turk.
"Balkanweb": Këshilli Bashkiak i Ballshit i jep titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes, Feçor Shehut. Vota nga e djathta
Këshilli Bashkiak i Ballshit i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi”, Feçor Shehut, ish-ministrit të Brendshëm dhe drejtuesit të Sigurimit të Shtetit. Lajmi bëhet publik nga mediat si “Balkanëeb” dhe thuhet se Shehu është votuar edhe nga këshilltarë të djathtë për kontribute në luftë dhe në formësimin e Shërbimit Informativ. Feçor Shehu ishte me origjinë nga Mallakastra dhe nderimi i tij, gjithmonë nëse është i vërtetë, është ngjarje e papranueshme, sa kohë që edhe në atë kohë, Feçor Shehu përflitej si një nga njerëzit më të egër në aplikimin e represioit.
Servet Pëllumbi në “Channel One”: LSI do të bashkohet me PS
Servet Pëllumbi ishte i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Ai bëri një analizë të detajuar të situatës politike në vend por komentoi edhe ngjarje dhe fenomene aktuale. Një prej tyre ishte edhe festimet e 70 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri duke replikuar me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu. Interesant ka qenë komenti i Pëllumbit lidhur me situatën politike, veçanërisht për qeverisjen e majtë.