Arkiv-Lajme
Shtetësi për të shpërngulurit në Turqi nëse deklarohen si maqedonas mysliman. Shmangen shqiptarët
Shtetasit turq me origjinë nga Maqedonia tashmë po joshen për të përfituar shtetësinë Maqedonase. Agjencia “INA” thotë se kjo po ndodhë me gjithë ata emigrantë të Maqedonisë Lindore që dekada më parë janë shpërngulur në Turqi për rrethana të ndryshme sociale, por edhe diskriminime tjera, ndërsa bëhet fjalë për pjesëtar të besimit mysliman. Sipas “INA” autoritetet e Shkupit këta qytetarë po i njohin dhe emërtojnë si maqedonas mysliman, ndërsa shumica prej tyre që joshen janë të njohur si maqedonas, që kanë jetuar më parë në Maqedoninë Lindore.
I ftohti i madh mbërrin në SHBA, bashkë me diskutimet që ngrenë pikëpyetje për teorinë e ngrohjes globale
“Është nëntori më i ftohtë që nga viti 1976”, raportonte dje “Reuters” për situatën e re të krijuar në SHBA. Në fakt mediat po përcjellin informacione se temperatura shumë të ulëta kanë përfshirë të gjtha shtetet, madje edhe Floridën dhe Havain. Ka edhe një bilanc të vdekurish që arrin në 20 që nga e shtuna. Dhe këto probleme të klimës, në SHBA kanë nxitur një lloj debati, ende në periferi, për të vërtetën e tezës së ngrohjes globale për shkak të aktivitetit të njeriut.
Kosova "nuk e dhjet punën". Arrihet marrëveshja PDK-LDK me “ndërmjetësinë” e Jacobson. Isa Mustafa kryeministër
U fol për Haradinajn kryeministër, por në mbrëmje, gjithçka ka ndryshuar. Mediat në Kosovë raportojnë për një marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së, arritur me ndërmjetësinë e ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson, që dërgoi para disa ditësh një mesazh shumë shqip(http://www.youtube.com/watch?v=3IfM4hkWdi0), në zyrën e presidentes Atifete Jahjaga. Kryeminstri i vendit mendohet të jetë Isa Mustafa, kurse për Hashim Thaçin mbeten dy vende që janë përfolur: kryetar Kuvendi ose President.
s.z
Debatet për buxhetin/Vjelja e të ardhurave përmes luftës ndaj korrupsionit dhe evazionit dhe efekti i taksimit të interesave të depozitave bankare
Në emisionin “Të bësh ekonomi” në “News 24”, drejtuar nga Aurora Sulçe, është folur për buxhetin e ri nga katër ekspertë të ekonomisë, por njëkohësisht edhe njerëz publikë që kanë një histori politike nga pas. Selami Xhepa është shprehur se në objektivat t përgjithshëm, ose në qëllime, projekbuxheti është pozitiv dhe duhet vlerësuar. Qoftë edhe për ambicien për rritjen ekonomike. Por sipas tij ka disa kontradikta që lidhen me taksat, apo edhe me parashikimin e mbledhjes së të ardhurave. Qeveria parashikon se 2/3 e të ardhurave do të mblidhen nga lufta kundër korrupsionit dhe evazionit.
Hamdi Haklaj shprehet në intervistë për “Dita” se “Remzi Hoxha përgjoi takimin Berisha-Millosheviç-Gligorov”
Hamdi Haklaj, vëllai i Fatmir Haklajt, ka dhënë një intervistë për gazetën “Dita” në të cilën jep versionin e tij për ngjarjet që paraprinë dhe pasuan vrasjen e Azem Hajdarit. Këtu po veçojmë një fragment të deklaratave të tij që lidhet me çështjen “Remzi Hoxha”, që qëndron pezull prej vitesh të tëra, e që e ka lidhur emrin e Sali Berishës me spekullime nga më të ndryshmet. Ja se çfarë thotë Haklaj: “Është shumë e vërtetë, se Remzi Hoxha ka përgjue takimin e fshehtë të Saliut, Sllobodan Millosheviçit dhe Kiro Gligorovit në Ohër të Maqedonisë.
Ndryshime për pagat e diplomatëve. Paga e ambasadorëve në varësi të punës, pagës aktuale dhe nivelit të jetesës në vendin ku shërben
Qeveria shqiptare ka ndërmend të bëjë ndryshime përmirësuese në nivelin e pagave për diplomatët. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, ka qenë sot në Komisionin Parlamentar me Jashtë, ku ka folur për këtë çështje që mbetet problem për të gjithë Shërbimin e Jashtëm. “Ka përfunduar ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm. Shumë shpejt do e sjellim këtu dhe kemi parashikuar një trajtim të ndryshëm financiar për familjen, pra trajtim financiar për bashkëshortet. Rritja e pagës do të jetë 20-25%.
Protokoll bashkëpunimi edhe me Italinë. Para disa kohësh u nënshkrua me Gjermaninë
Qeveria shqiptare ka miratuar sot në mbledhjen e vet Protokollin për Bashkëpunimin për Zhvillim 2014-2016, me Italinë. Teksti end nuk është bërë publik, por duhet thënë se një marrëveshje të ngjashme, Shqipëria e ka nënshkruar para disa kohës me Gjermaninë, me të cilën edhe sot janë bërë zyrtare një sërë vendimesh, që burojnë pikërisht nga ky protokoll. Do mbajtur në vëmendje se qysh nga Konferenca e Berlinit, Gjermania ka një tjetër rol, deri më tani politik, në Shqipëri, por edhe në rajon.
s.z
Problemet në BE, sipas “Yahoo”. Në Danimarkë ka vetëm 2 dyqane “Zara”, kurse në Holandë ka shumë aksidente çiklistësh. Ballkani dhe Italia...
“Yahoo” ka bërë një klasifikim për vendet e Bashkimit Europian, nisur nga aspektet më negative të secilit prej tyre. Dhe cilësitë negative që jepen, janë larg problemeve që hasim këtu në Shqipëri. Austria enditet si vendi me riniën më duhanpirëse, Belgjika për trafikun, Çekia klasifikohet si parajsa e skllavërisë moderne. “Filmi “Taken” duhet të ishte për Republikkën Çeke”, shkruan autorja, Kate Peregrina. Edhe Danimarka e ka një cilësi negative dhe kjo është se në të gjithë vendin ka vetëm dy dyqane “Zara”.
Tensioni mes Perëndimit dhe Moskës “ngjitet në hapësirë”. Pikëpyetje mbi një objekt të lëshuar nga Rusia, që mendohet se është armë antisatelitore
Dyshimi mes Perëndimit dhe Rusisë po përhapet aq sa të nxisë monitorimin reciprok ushtarak. Përvec raportimeve për flutirime të avionëve rusë në hapësirat ndërkombëtare, afër hapësirave të vendeve të ndryshme eruropiane, pak javë më parë një çështje e ndjeshme, përfshiu sigurinë e Suedisë. Gjithçka lidhej me gjurmimin e një objekti të paidentifikuar në ujërat e Stokholmit. E për të cilin autoritetet suedeze publikuan edhe një foto.
Qeveria e re në Kosovë, flitet për marrëveshje mes Haradinajt-Thaçit dhe Limajt. Treshja e UÇK-së mban pushtetin. Për kryeministër lakohet Haradinaj
Negociatat e fundit për krijimin e qeverisë në Kosovë kanë prodhur atë që nuk mund të mendohej në fillim të këtij procesi. Partia e Ranush Haradinaj, ajo e Hashim Thaçit, si dhe Nisma e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, thuhet se kanë rënë dakord për kabinetin e ri qeverisës. Kështu raporton “Koha Ditore”, që referon burime nga takimet e politikanëve dhe që duket si konfirmojnë shkrirjen e Bllokut opozitar. Thënë ndryshe, çdo fjalë dhe akuzë e thënë këto muaj, u fshi ne emër të interesit të përbashkët.