Debatet për buxhetin/Vjelja e të ardhurave përmes luftës ndaj korrupsionit dhe evazionit dhe efekti i taksimit të interesave të depozitave bankare

Postuar në 19 Nëntor, 2014 16:35

Në emisionin “Të bësh ekonomi” në “News 24”, drejtuar nga Aurora Sulçe, është folur për buxhetin e ri nga katër ekspertë të ekonomisë, por njëkohësisht edhe njerëz publikë që kanë një histori politike nga pas. Selami Xhepa është shprehur se në objektivat t përgjithshëm, ose në qëllime, projekbuxheti është pozitiv dhe duhet vlerësuar. Qoftë edhe për ambicien për rritjen ekonomike. Por sipas tij ka disa kontradikta që lidhen me taksat, apo edhe me parashikimin e mbledhjes së të ardhurave. Qeveria parashikon se 2/3 e të ardhurave do të mblidhen nga lufta kundër korrupsionit dhe evazionit. Një parashikim që ngjan me llotari. Deficitar në raport edhe me premtimet është ky buxhet edhe kur vjen puna për mbështetjen e arsimit dhe të bujqësisë. Për Dritan Shanon, politika fiskale është më e paqëndrueshmja, në mënyrën sesi po përpiqet qeveria ta mbrojë. Një shifër për këtë: “Qeveria rrit taksën për kursimet (interesat e depozitave bankare) në masën 15%, ndërkohë që 80% e tyre janë deri në 3000 euro”, tha Shano. Çfarë fitohet nga kjo rritje dhe a nuk çon vallë kjo në tërheqje të depozitave, duke goditur rolin e bankave në ekonomi? Taksimi, por edhe rritja e tarifave, shton edhe kostot e jetesës, duke çuar në ulje të konsumit. Ideja e deputetit Ervin Bushati se “këto para do të riinvestohen në ekonomi”, u kundërshtua pasi shifra e investimeve njeh ulje. Vlera e rritjes së parashikuar ekonomike, por edhe e kësaj politike, që për Arben Malajn, është politikë e stabilizimit financiar, qëndron edhe te nevoja që do të ketë qeveria, siç tha Selami Xhepa, për të rifinancuar Eurobondin.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.