Shtetësi për të shpërngulurit në Turqi nëse deklarohen si maqedonas mysliman. Shmangen shqiptarët

Shtetasit turq me origjinë nga Maqedonia tashmë po joshen për të përfituar shtetësinë Maqedonase. Agjencia “INA” thotë se kjo po ndodhë me gjithë ata emigrantë të Maqedonisë Lindore që dekada më parë janë shpërngulur në Turqi për rrethana të ndryshme sociale, por edhe diskriminime tjera, ndërsa bëhet fjalë për pjesëtar të besimit mysliman. Sipas “INA” autoritetet e Shkupit këta qytetarë po i njohin dhe emërtojnë si maqedonas mysliman, ndërsa shumica prej tyre që joshen janë të njohur si maqedonas, që kanë jetuar më parë në Maqedoninë Lindore. “INA” shkruan gjithashtu se një nismë të tillë për të rritur numrin e maqedonasve në vend, e kanë nxitur disa shoqata të maqedonasve mysliman, por edhe organizata nacionaliste maqedonase Kongresi Botëror Maqedonas, e cila ka kërkuar ndryshimin e ligjit për shtetësi dhe dhënien e mundësisë që shtetësinë të përfitojnë të gjithë siç thuhet “maqedonasit mysliman që janë shpërngulur drejt Turqisë”. Po sipas “INA”-s në këtë temë nuk përmenden aspak shqiptarët e shpërngulur numri i të cilëve është edhe më i madh. Ndryshimet e propozuara të ligjit do të pamundësojnë që shqiptarët e shpërngulur të mund të përfitojnë shtetësinë e vendit. Në atë periudhë numri më i madh i të shpërngulurve ka qenë shqiptarë dhe se ata janë detyruar që të heqin dorë nga toka, pasuria dhe shtetësia jugosllave, duke firmosur një dokument se vullnetarisht largohen nga vendi.
L.V
Add new comment