Hamdi Haklaj shprehet në intervistë për “Dita” se “Remzi Hoxha përgjoi takimin Berisha-Millosheviç-Gligorov”

Postuar në 19 Nëntor, 2014 14:32

Hamdi Haklaj, vëllai i Fatmir  Haklajt, ka dhënë një intervistë për gazetën “Dita” në të cilën jep versionin e tij për ngjarjet që paraprinë dhe pasuan vrasjen e Azem Hajdarit. Këtu po veçojmë një fragment të deklaratave të tij që lidhet me çështjen “Remzi Hoxha”, që qëndron pezull prej vitesh të tëra, e që e ka lidhur emrin e Sali Berishës me spekullime nga më të ndryshmet. Ja se çfarë thotë Haklaj:  “Është shumë e vërtetë, se Remzi Hoxha ka përgjue takimin e fshehtë të Saliut, Sllobodan Millosheviçit dhe Kiro Gligorovit në Ohër të Maqedonisë. Vëllai im Halili ka qenë i njohur me Remzi Hoxhën. Vëllai im Halili i përkiste grupit të rezistencës dhe ka qenë i dënuar në mungesë me 8 vjet burg nga gjykata serbe e Pejës në vitet 93-94”, shprehet ai. Për takimin në fjalë është folur shumë në media, gjatë gjithë këtyre viteve, por asgjë nuk është vërtetuar. Remzi Hoxha është folur se është vrarë nga punonjës të SHISH në Vain të Lezhës , pasi është torturuar. Ky mbetet gjithsesi një version i pakonfirmuar zyrtarisht teksa dëshmia e Haklajt i shtohet akuzave publike në adresë të Sali Berishës.

http://www.gazetadita.al/ekskluzive-haklaj-im-vella-vrasesi-i-azemit-int...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.