Arkiv-Lajme
Nisma e re e SHBA: teknologji e lartë për mbrojtjen
Nisma e re për teknologjinë e lartë në fushën e mbrojtjes, është një nxitje për zbulime të reja, nga robotika tek përpunimi i një baze të gjerë të dhënash dhe madje edhe printimi tredimensional. “Zëri i Amerikës” thotë se Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel bëri të njohura disa përpjekje të reja që do të përqendrohen tek ruajtja dhe rritja e superioritetit të ushtrisë amerikane. Hagel foli për nismën tek Forumi Kombëtar Regan i Mbrojtjes, ku ai paralajmëroi se avantazhi teknologjik i Pentagonit po zvogëlohet.
Merkel: “Nuk është fjala vetëm për Ukrainën, por...edhe për Ballkanin Perëndimor. Nga Ballkani, konflikti do të përhapej brenda pak javëve”
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar në një fjalim të mbajtur në Sidnei të Australisë, në Lowy Institute, një think tank që merret me çështjet e politikës së jashtme, se kriza ukrainase mund të parathotë zgjerimin e konfliktit edhe në Ballkan. “Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainën. Bëhet fjalë për Moldavinë, për Gjeorgjinë dhe nëse vazhdon mund të shtrohen pyetje për Serbinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo. Më tej kancelarja gjermane ka theksuar se ideja se konflikti mund të kufizohet, apo të jetë i kufizuar, është “një gabim fatal”.
Nesër miqësorja Itali-Shqipëri, 10 mijë tifozë shqiptarë në Gjenova. Masa të rrepta sigurie
Edhe pse Gjenova ende vuan përmbytjet, ndeshja miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë jo vetëm do të mbahet, por do të ndiqet nga rreth 10 mijë tifozë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe shtete të tjera perëndimore. Sipas agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”-s, ky është numri i biletave që janë blerë nga fansat shqiptarë, që do të mbërrijnë nga të gjitha anët e Italisë, kryesisht nga rajonet qendrore dhe veriore, por edhe nga Franca, Zvicra dhe Gjermania. Por bie në sy
Përmbytje tragjike në Francë-Itali, të paktën 11 viktima deri tani nga vërshimet e ujrave
Drama e vërshimit të rreshjeve dhe përmbytjeve nga moti i keq, është shndërruar në tragjedi në Francë dhe veri të Italisë, ku ujërat jashtë kontrollit u kanë marrë jetën të paktën 11 personave, mes tyre edhe fëmijë. Sipas “Euronews”, në Francë kanë humbur jetën 5 persona si rezultat i vërshimeve në jug të vendit. Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Shënim: E saktë deklarata e Majkos?
Duke diskutuar sot në Kuvend rreth projekt-buxhetit për 2015-ën, deputeti Majko deklaroi: “Kemi të bëjmë me një buxhet të kontraktuar, për shkak të ‘gjyles’ që na kanë lënë paraardhësit tanë”. Sa qendron kjo deklaratë e Majkos?
Për të përballuar shpenzimet e parashikuara në buxhetin e 2015-ës, nevojitet të shtohet borxhi publik me 600 milionë dollarë. Gjithashtu, ndryshimet e taksave (15 ulen apo zerohen, ndërsa 3 rriten) parashikohet të sjellin në buxhet 160 milion dollarë të reja. Në total, këto dy hyrje të reja sjellin 760 milion dollarë në buxhet. Dhe çfarë mbulojnë ato?
Largimi nga jeta i këngëtarit Dr.Flori, tronditet komuniteti artistik. Një histori varësie nga droga
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Florian Kondi, ose i njohur ndryshe si Doktor Flori, ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmi tronditës është konfirmuar nga burime pranë urgjencës së spitalit në QSUT. Këngëtari i njohur ka ndërruar jetë sot rreth orës 10:30, dhe mjekët dyshojnë se ka vdekur për shkak të drogës. Ai ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë disajavësh.
Kosovë, parku dimëror i Brezovicës privatizohet për 410 milionë euro. Thaçi: Sukses
Pika turistike dimërore e Brezovicës do të privatizohet. Vendimin e priavatizimit kryeministri I kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur “një nga projektet më të rëndësishme të ekonomisë kosovare, finalizuas në mënyrë të përkryer”. Komiteti Ndërministror pranoi rekomandimin e ekspertëve të USAID për ofertën më të mirë dhe një konsorcium francez me ofertën prej 410 milionë euro morri vlerësimin pozitiv, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Kreu i nacionalistëve grekë, Karatzaferis, akuzohet për korrupsion. 5.5 milionë euro mendohet se janë marrë për blerjen e 4 helikopterëve
Kreu i partisë nacionalsite greke, LAOS, Giorgos Karatzaferis, vendset në qendër të vëmendjes për afera të mundshme korrupsioni që lidhet sërish me programet e armatimit në Greqi. Kështu nga kontrollet financiare në llogarinë e tij janë zbuluar 6 milionë euro dhe siç raporton gazeta “To Vima”, hetimet vazhdojnë edhe për origjinëne aseteve të tjera të Karatzaferis, që shkojnë në rreth 20 milionë euro. Sipas kësaj gazete, nëse do të ngrihen akuza ndaj tij, ato do të jenë tre: pastrim parash, deklarim i rremë i pasurisë dhe posedimi i një kompanie off shore.
Presidenti Putin krahason sërish Kosovën me Krimenë. A po shkon Rusia drejt njohjes?
Moska zyrtare e ka përsëritur edhe një herë, tashmë me gojën e vetë presidentit Putin, paralelizmin mes Republikës së Kosovës dhe Krimesë. Putin në një intervistë për televizionin gjerman ARD, ka krahasuar Krimenë me Kosovën, duke thënë se edhe kjo e fundit ka të drejtë të kërkojë pavarësinë, ashtu siç bëri Kosova. Gjatë intervistës, Putin theksoi se nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar, madje u shpreh i habitur në lidhje me akuzat e Perëndimit për aneksimin e paligjshëm të Krimesë, e cila ishte pjesë e Ukrainës deri në mars të këtij viti.
Kosovë, “Express” citon burime nga takimi i opozitës që flasin për mundësinë e shpërbërjes së Bllokut. Shkak, posti i kryeministrit
Gazeta “Express” në Kosovë, njofton për një takim mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe kreut të Nismës, Fatmir Limaj. Sipas kësaj gazete në takim ëhstë folur për nevojën që LDK-ja të bindet për të hequr dorë nga kërkesa për postin e kryeministrit, si kush për bashkëpunim. Madje, të paktën sipas “Express”, nëse LDK-ka nuk heq dorë nga ky kusht, marrëveshja që mban në këmbë Bllokun opozitar, do të bëhet nul.
s.z