Merkel: “Nuk është fjala vetëm për Ukrainën, por...edhe për Ballkanin Perëndimor. Nga Ballkani, konflikti do të përhapej brenda pak javëve”

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar në një fjalim të mbajtur në Sidnei të Australisë, në Lowy Institute, një think tank që merret me çështjet e politikës së jashtme, se kriza ukrainase mund të parathotë zgjerimin e konfliktit edhe në Ballkan. “Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainën. Bëhet fjalë për Moldavinë, për Gjeorgjinë dhe nëse vazhdon mund të shtrohen pyetje për Serbinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo. Më tej kancelarja gjermane ka theksuar se ideja se konflikti mund të kufizohet, apo të jetë i kufizuar, është “një gabim fatal”. “Nga një krizë rajonale në Ballkan konflikti do të përhapej brenda pak javëve”, tha ajo.
http://euobserver.com/foreign/126540
s.z
Add new comment