Largimi nga jeta i këngëtarit Dr.Flori, tronditet komuniteti artistik. Një histori varësie nga droga

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Florian Kondi, ose i njohur ndryshe si Doktor Flori, ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmi tronditës është konfirmuar nga burime pranë urgjencës së spitalit në QSUT. Këngëtari i njohur ka ndërruar jetë sot rreth orës 10:30, dhe mjekët dyshojnë se ka vdekur për shkak të drogës. Ai ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë disajavësh.
Urgjenca e QSUT-së konfirmoi se i riu mbërriti pa jetë rreth orës 10:30 minuta në spital. Doktor Flori ishte pjesë e grupit muzikor “West Side Family”, së bashku me Landin dhe Mirin. Grupi u bë i njohur për këngën e tij të famshme "Tirona", që u këndua së bashku me Edi Ramën. Miqtë e të ndjerit kanë folur për problemet me drogën dhe për një shkëputje të Florit nga kjo varësi, por mesa duket nuk ka mundur ta mposhtë atë, ndikuar edhe nga disa probleme shëndetësore me fëmijën e vogël. Edhe kryeministri Rama ka lënë një mesazh në twitter për këtë humbje.
a.k
Add new comment