Presidenti Putin krahason sërish Kosovën me Krimenë. A po shkon Rusia drejt njohjes?

Moska zyrtare e ka përsëritur edhe një herë, tashmë me gojën e vetë presidentit Putin, paralelizmin mes Republikës së Kosovës dhe Krimesë. Putin në një intervistë për televizionin gjerman ARD, ka krahasuar Krimenë me Kosovën, duke thënë se edhe kjo e fundit ka të drejtë të kërkojë pavarësinë, ashtu siç bëri Kosova. Gjatë intervistës, Putin theksoi se nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar, madje u shpreh i habitur në lidhje me akuzat e Perëndimit për aneksimin e paligjshëm të Krimesë, e cila ishte pjesë e Ukrainës deri në mars të këtij viti.
“Njerëzit që jetojnë në një territor të caktuar nuk duhet të kërkojnë mendimin e autoriteteve qendrore të shtetit ku ata jetojnë. Ata nuk kanë nevojë për miratim nga autoritetet për të marrë masat e nevojshme për vetëvendosje. Ajo është ndodhi në Krime, nuk ndryshon aspak nga ajo që ka ndodhur në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme”, tha Putin. Sigurisht, tema ishte Ukraina ndaj moderatori gjerman mbase nuk e pa të nevojshme t’i nënvizonte Putinit disa dallime esenciale, si spastrimi i tmerrshëm etnik në Kosovë kundrejt shkëputjen elegante të Krimesë nën kërcënimin e armëve ruse. Por a do ta njohë me këtë rast Moska Kosovën? Gjasat janë që i duhet vetëm si kut krahasues.
a.k
Add new comment