Arkiv-Lajme

Kombëtare dinjitoze në Gjenova përballë Italisë, humbasim 1-0 në minutën e 82-të

Postuar në 18 Nëntor, 2014 16:08

Me mijëra tifozë shqiptarë në stadiumin e Gjenovës, sapo ka përfunduar ndeshja miqësore e futbollit mes Italisë dhe Shqipërisë. Tanët kanë humbur me rezultat minimal 1-0, me një gol të Okakës që në fakt ishte devijim dhe rreshtim i gabuar i mbrojtjes sonë në minutën e 82-të. Megjithatë, është fjala për një paraqitje dinjitoze dhe shfaqje mbresëlënëse që ka bërë për vete edhe komentatorët italianë. Trajneri De Biazi ka marrë përgjigjet e duhura për skemat taktike dhe rolet e lojtarëve në fushë, duke nisur tashmë të mendojë për kualifikuesen e marsit të vitit tjetër, me Armeninë.  

Moti i keq, nisin përmbytjet në veri të vendi. Shënohen viktimat e para

Postuar në 18 Nëntor, 2014 15:49

Pasditen e së martës veriu i vendit është përfshirë nga moti i keq. Ndërkohë që shënohen viktimat e para nga reshjet e dendura. Babë e bijë humbën jetën në qendër të Laçit kur rrjedha e shirave nxori nga rruga makinën me të cilën ata udhëtonin, duke e përmbysur atë në një kanal. Qyteti i Lezhës është përfshirë nga një stuhi e fortë. Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erëra të forta krijuan mjaft probleme me qarkullimin në qytet. Në shumë fshatra por dhe në një pjesë të madhe të qytetit pati ndërprerje të energjisë elektrike.

Dosja "Xhuvani": Vrasjet pas sherrit, nuk ka drogë “në lojë”. Edhe pse kryeprokurori Llalla...

Postuar në 18 Nëntor, 2014 15:27

Megjithëse kryeprokurori Llalla deklaroi se vrasja erdhi pas debatit për një dozë droge, në dosje ky detaj nuk përmendet. Masakra në lokalin e natës “Ante Grand” erdhi pas një debati të çastit mes Kostandin Xhuvanit dhe dy viktimave Edison Jaho dhe Enea Xhaj dhe batutës “Çfarë problemi keni ju?!”. Prokuroria e Tiranës nuk ka përfshirë në dosjen e publikuar dje, që është dërguar edhe për gjykim, sherrin për lëndën narkotike kokainë. Vetë kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi dy javë më parë në “Opinion” të B.Fevziut se ngjarja e rëndë kishte ardhur pas një debati për një dozë drogë.

A po përvijohet bashkëqeverisja Thaçi-Haradinaj në Prishtinë? Gjasat nuk janë të pakta...

Postuar në 18 Nëntor, 2014 14:07

Në një redaksionale të mbrëmjes, Express i Prishtinës analizon indicet e një koalicioni që ende nuk është provuar këto 14 vite në Kosovë, ai në mes të PDK dhe AAK. Vetëm ndonjë mrekulli mund ta shpëtojë Bllokun opozitar prej shthurjes totale, thotë shënimi, dhe sa më shumë që po kalojnë ditët, aq më të mëdha po bëhen dallimet, e posaçërisht në mes të LDK dhe AAK. Rivaliteti mes tyre, tani i kalon edhe rivalitetet me PDK-në dhe Hashim Thaçin. Express ka mësuar se negociatat kanë filluar në mes të PDK-së dhe dy subjekteve, që deri dje e konsideronin armikun numër një.

Durrës, ekzekutohet pronari i një lokali, kishte precedentë penalë. Dyshohet hakmarrja

Postuar në 18 Nëntor, 2014 12:37

Gati gjysmë ore më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur rnë qytetin bregdetar të Durrësit. Një biznesmen është ekzekutuar, në një lokal pranë Bashkisë në sheshin “Liria”. Viktima është Leonard Murati, pronar i një lokali në Durrës, i cili njihet si person me precedentë të mëparshëm penal. Ai akuzohej se në vitin 2007 kishte gisht në pengmarrjen e shtetasit Artan Ilmiu si dhe në vrasjen e Nuhi Ilmiut. Pista kryesore mbetet hakmarrja.

a.k

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Kerim: “Anëtarësim në NATO, pasi e shohim të gjithë çfarë ndodhi në Ukrainë”

Postuar në 18 Nëntor, 2014 11:29

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është çështje e sigurisë për të gjithë rajonin. Të paktën kështu mendon ish-ministri i Jashtëm i Këtij vendi, Srgjan Kerim, i gjatë një diskutimi me tëmë “Sfidat euro atlantike të Republikës së Maqedonisë, problemet, realiteti politik, zgjidhjet e ardhshme dhe mundësitë”, Ka tërhequr vëmendjen se rasti i Maqedonisë krijon ngjashmëri me Ukrainën. “Edhe ne tashmë si shtet, të vendosur në operacione të ndërlikuara, me diplomaci aktive ta kapërcejmë këtë gjendje, dhe nënkuptohet se përmes dialogut dhe marrëveshjes me palën greke.

Zgjedhje-rrufe në Japoni, kryeministri Abe njofton për votime parlamentare më 14 dhjetor. Arsyeja, ngërçi ekonomik

Postuar në 18 Nëntor, 2014 10:55

Zgjedhje rrufe mund të quhen ato që ka thirrur kryeministri japonez Shinzo Abe për muajin që vjen. Ky lajm i papritur komentohet si një tentativë e guximshme për të mbledhur më shumë mbështetje për politikat e tij ekonomike të quajtura “Abenomics”, njofton The Guardian. Shinzo Abe deklaroi në një konferencë për shtyp sot se do të kërkonte shpërndarjen e dhomës së ulët të parlamentit të premten, për t’u hapur rrugën zgjedhjeve më 14 dhjetor. Abe shtoi se do ta shtyjë ende vendimin për rritjen e taksave nga 8% në 10%, deri në prill 2017, 18 muaj më vonë nga parashikimi.

Rekomandim i Avokatit të Popullit për qeverinë: Tërhiqni urdhërat për librezat e energjisë, po shkelni ligjin e administratës dhe të drejtat e njeriut

Postuar në 18 Nëntor, 2014 10:34

Titullarët e ministrive vijojnë t’u kërkojnë punënjësve buxhetorë dorëzimin  për verifikim të librezave të energjisë, ndonëse Avokati i Popullit i ka rekomanduar qeverisë të rishikojë këtë urdhër pasi bie ndesh me ligjin për administratën publike. Në shkresën e siguruar nga ResPublica i bëhet me dije  zv.kryeministrit Niko Peleshi se urdhëri I tij është  paligjshëm.

 “një urdhër i tillë i nxjerrë nga ana juaj  për punonjësit e administratës publike bie në kundërshtim me parimet bazë mbi të cilët mbështetet veprimtaria dhe misioni i organeve të administratës publike”

Kreu i LSI-së, Meta: “As Rama nuk është shumë i kënaqur me buxhetin e ri. Të kthehen lejet e ndërtimeve”

Postuar në 18 Nëntor, 2014 09:58

Kreu i LSI-së, njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Shqiëprisë, Ilir Meta, ka bërë disa komente për buxhetin e ri, që ka provokuar debate. “Ka patur mjaft mendime të ndryshme edhe brenda mazhorancës, opozita ka bërë kontestimet e saj dhe një pjesë e tyre mund të reflektohen. Mos mendoni se vetë Rama është shumë i kënaqur me këtë buxhet”, tha Meta gjatë një bashkëbisedimi me studentët. Më tej ai ka bërë thirrje që të rinisin procedurat për dhënien e lejeve të ndërtimit, që sipas tij do të nxisnin zhvillimin.

Vazhdon ngërçi politik në Kosovë, LDK dhe AAK nuk heqin dorë nga kryeministri

Postuar në 18 Nëntor, 2014 08:49

Gazeta “Tribuna” thotë se posti i kryeministrit të Kosovës mbetet çështja kryesore për ruajtjen e unitetit dhe marrëveshjes ndërmjet bllokut të partive të koalicionit pas-zgjedhor. Sipas “Tribunës” Lidhja Demokratike e Kosovës, ndonëse e ka shtyrë vendimin përfundimtar për të mërkurën, ka përsëritur të martën qëndrimin se posti i kryeministrit do të duhej t’i takonte kësaj partie politike. Të njëjtin pretendim ka shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme