Moti i keq, nisin përmbytjet në veri të vendi. Shënohen viktimat e para

Postuar në 18 Nëntor, 2014 15:49

Pasditen e së martës veriu i vendit është përfshirë nga moti i keq. Ndërkohë që shënohen viktimat e para nga reshjet e dendura. Babë e bijë humbën jetën në qendër të Laçit kur rrjedha e shirave nxori nga rruga makinën me të cilën ata udhëtonin, duke e përmbysur atë në një kanal. Qyteti i Lezhës është përfshirë nga një stuhi e fortë. Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erëra të forta krijuan mjaft probleme me qarkullimin në qytet. Në shumë fshatra por dhe në një pjesë të madhe të qytetit pati ndërprerje të energjisë elektrike. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti ndodhet në terren në qytetin e Lezhës, i cili në një lidhje telefonike për A1 REPORT tha se situata paraqitet mjaft e rëndë për shkak se është shkëputur energjia elektrike e për pasojë është ndërprerë puna e disa hidrovorëve. Autoritetet lokale bënë të ditur se kanë mbledhur menjëherë shtabin e emergjencave për të marrë masat. Ndërkohë rrebeshi i shiut dhe erërat e forta kanë përfshire kryeqytetin. Uji ka përmbytur disa rrugë të Tiranës. Më problematike mes tyre kanë qenë rruga Don Bosko, Komuna e Parisit dhe Unaza e Re. Ndërkohë lumi i Lanës ka dale nga shtrati. Bashkia ka njoftuar se 450 punonjës dhe policia bashkiake po ndjekin situatën e përmbytjeve në rrugë. Për shkak të përmbytjeve ka pasur edhe vështirësi ne qarkullimin e automjeteve.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.