Kreu i LSI-së, Meta: “As Rama nuk është shumë i kënaqur me buxhetin e ri. Të kthehen lejet e ndërtimeve”

Postuar në 18 Nëntor, 2014 09:58

Kreu i LSI-së, njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Shqiëprisë, Ilir Meta, ka bërë disa komente për buxhetin e ri, që ka provokuar debate. “Ka patur mjaft mendime të ndryshme edhe brenda mazhorancës, opozita ka bërë kontestimet e saj dhe një pjesë e tyre mund të reflektohen. Mos mendoni se vetë Rama është shumë i kënaqur me këtë buxhet”, tha Meta gjatë një bashkëbisedimi me studentët. Më tej ai ka bërë thirrje që të rinisin procedurat për dhënien e lejeve të ndërtimit, që sipas tij do të nxisnin zhvillimin. “Sa më shpejt të rishikohet kufizimi i mundësive të lejimit të ndërtimeve, pra ndërtime të rregullta, shanset për një rritje ekonomike më të madhe do të shtohen”, tha Meta. Bllokimi i dhënies së lejeve erdhi pas vendimit të para disa javëve të qeverisë që përcaktonte zonat ku nuk lejohej që mqë vendorët të ushtronin të drejtën për leje.

http://www.oranews.tv/vendi/meta-as-rama-seshte-i-kenaqur-me-kete-buxhet/

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.