Vazhdon ngërçi politik në Kosovë, LDK dhe AAK nuk heqin dorë nga kryeministri

Gazeta “Tribuna” thotë se posti i kryeministrit të Kosovës mbetet çështja kryesore për ruajtjen e unitetit dhe marrëveshjes ndërmjet bllokut të partive të koalicionit pas-zgjedhor. Sipas “Tribunës” Lidhja Demokratike e Kosovës, ndonëse e ka shtyrë vendimin përfundimtar për të mërkurën, ka përsëritur të martën qëndrimin se posti i kryeministrit do të duhej t’i takonte kësaj partie politike. Të njëjtin pretendim ka shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. “Tribuna” njofton se pas një mbledhjeje që zgjati rreth dy orë, kryesia e LDK-së ka dalë me pozicionin se qeveria e ardhshme do të duhej të drejtohej nga kjo parti politike. Partitë e koalicionit pas-zgjedhor, ku bëjnë pjesë Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Vetëvendosje po paralajmërojnë që vendimi final rreth çështjes së kryeministrit, që mbetet edhe esencial për vazhdimin e koalicionit, do të merret të mërkurën.
L.V
http://gazetatribuna.com/ldk-dhe-aak-nuk-heqin-dore-nga-kryeministri/
Add new comment