Arkiv-Lajme
Komisioni i ekonomisë kundër qeverisë, refuzon heqjen e akcizës për pijet energjike
Komisioni parlamentar i ekonomisë ka rrëzuar në diskutimet e sotme, heqjen e akcizës për pijet energjike, një masë fiskale e propozuar nga qeveria që ka ngjallur shumë debate. Ditët e fundit nuk kanë munguar shigjetimet ndaj ekzekutivit, se po favorizon me këtë masë vetëm një importues, ndërkohë që sjellja standard fiskale në botë ndaj pijeve energjike, është taksimi si për mallrat e luksit, duhani, alkooli etj. Gjithsesi, votimi në Kuvend do të përcaktojë fatin përfundimtar të kësaj mase.
a.k
Shenasi Rama: Kur vlerësohet një pleh i historisë si Esat Pasha, edhe Enveri ka vendin e vet
Në një intervistë për gazetën Sot, Shenasi Rama, veprimtar shqiptar në SHBA(Prof. Doktor dhe n/ drejtor i Qendres se Studimeve Politike "Alexander Hamilton"), ka komentuar lojën e përplasjeve midis grupeve politike në Shqipëri, për figurën e Enver Hoxhës, luftën antifashiste dhe figurat e tjera që kanë dominuar gjatë 100 viteve të fundit. Rama e konsideron si artificial debatin e përvitshëm për Enver Hoxhën.
Pesimizëm tek opozita, Berisha: “Buxheti i ri shkatërron qindra mijë vende pune. Do provokojë kthimin e regjimit të vizave”
Ish-kryeminstri i vendit, Sali Berisha, ka zhvilluar nbjë konferencë me gazetarët në të cilën ka bërë një analzië të vetën për buxhetin e sapomiratuar. Ka rëndësi një parashikim i Berishës për pasojat e këtij buxheti: “Ky buxhet shkatërron me qindra mijëra vende pune ekzistuese, ka pasojë të rëndë do sjellë kthimin e vizave për shqiptarët. Qindra qytetarë fotografojnë sot veten në qeli që kërkojnë azil politik, qindra qytetarë të tjerë që e duan këtë. Me këtë buxhet do 10-fishohet numri i azilkërkuesve. Thirrja ime më miqësore është të mos e zhbëjmë atë arritje madhore”, tha ai.
Anketa në Maqedoni/ Shumica votojnë për anëtarësim në NATO dhe BE
Sipas një ankete të zhvilluar në Maqedoni, 81 % e qytetarëve janë deklaruar pro anëtarësimit në NATO, dhe 68 % për në BE. Agjencia “INA” raporton se në hulumtim janë përfshirë 1.167 qytetarë nga 37 komuna në Maqedoni, persona të moshës prej 18 deri në 66 vjeçarë. Sipas anketës shumica e qytetarëve në Maqedoni vazhdojnë të shprehin mendim pozitiv për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
Jeruzalem, viktima e të plagosur në sinagogë, Netanjahu: Do përgjigjemi me dorë të hekurt
Po mblidhen sërish retë e konfliktit gjithnjë të ndezur mes izraelitëve dhe palestinezëve. Të paktën katër izraelitë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur kur dy burra të pajisur me armë të ftohta, thika dhe sëpata, sulmuan një sinagogë në Jerusalemin Perëndimor. Sipas autoriteteve izraelite, dy sulmuesit që kishin në dorë edhe një pistoletë, ishin palestinezë nga Jerusalemi Lindor.
Kryeministri, mesazh për protestën e PD-së: Protestoni, po qe se doni rrumpallën që lamë pas
“Do të ndërtosh pa leje? Do të vjedhësh drita sa të duash? Do diplomë pa shkuar në shkollë? Po Lazarat e rrena pa hesap do? Protesto Vajmedet PD”. Ky është statusi-apel i kryeministrit të vendit, Edi Rama, në Facebook, duke përcjellë kështu një shqetësim politik për përshkallëzimin e situatës në vend. Ai ka përkufizuar me pak fjalë atë që e mendon si model qeverisës të PD-së, por i cili u rrëzua me votë më 23 qershor. Ndaj apeli merr kuptim më tepër nga fakti se protesta e PD-së po synon të nxjerrë në shesh të pakënaqurit që janë një minus në konsensusin ndaj qeverisë aktuale.
S.z
Ngërçi në BSH, tjetër takim Rama-Nishani. Ndërkaq, mazhoranca i ul buxhetin Presidencës
Të tjera negociata për zgjidhjen e ngërçit në Bankën e Shqipërisë dhe caktimin e drejtuesve të rinj. Kryeministri Edi Rama. ka zhvilluar në Presidencë një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani. Në fokus të takimit që zgjati 20 minuta ka qenë zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH dhe Guvernatorit të ri. Takimi i rradhës erdhi disa orë pas miratimit në parim të buxhetit për vitin 2015, për çka presidenti Nishani i ka dërguar letër kreut të Kuvendit Ilir Meta, ku shpreh shqetësim për uljen e buxhetit për Presidentin me 3.4%.
Protesta në Hungari dhe Çeki kundër lidhjeve me Rusinë dhe korrupsionit
Protestat në Hungari, të nisura disa kohë më parë për vendosjen e një takse për përdoruesit e internetit, duket se janë përshkallëzuar drejt kërkesave me natyrë politike. Ditën e hënë në Budapest kanë protestuar rreth 10 000 njerëz, të cilët kërkonin dorëheqjen e kryemistrit Viktor Orban, që akuzohet si “shumë autoritar”. Po kështu, sipas raportimeve nga media të ndryshme, një arsye që ka nxjerrë njerëzit në protestë është edhe kursi prorus që po ndjek Orban, i konfirmuar më së shumti me ndërtimin e gazsjellësit South Stream.
Sanksione të reja për ata që kryejnë ndërtime pa leje. Propozohet masë deri në 8 vjet burg
Qeveria shqiptare ka propozuar sanksione të reja për atë që shkelin ligjin për ndërtimet. Për ata persona që ndërtojnë pa leje propozohet që dënim të mos jetë gjoba, por vetëm burgimi, që fillon nga një vit deri në tetë vjet. Sanksione propozohen edhe “për ndërtime të paligjshme të kryera në shkelje të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar dhe në tokë të vet...”. Dispozitat e këtij neni prekin edhe pronarin e ndërtimit, sipërmarrësin, mbikëqyrësin dhe zbatuesit e punimeve.
Homazhe në hollin e RTSH-së për Florian Kondin. Sërish katandisja e shëndetësisë
Përmes një ceremonie homazhesh në hollin e RTSH-së, kantautori Florian Kondi do të përcillet sot për në banesën e fundit. Kondi u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm së hënës. Artisti 35-vjeçar me këtë largim, përtej shkakut të vërtetë që pritet të zbulohet nga analiza mjekoligjore, nxori edhe në pah katandisjen e sistemit tonë shëndetësor. Ai banonte vetëm pak metra larg Urgjencës së Tiranës e megjithëkëtë nuk mori dot një ndihmë sado modeste në kohën e duhur.
a.k