Protesta në Hungari dhe Çeki kundër lidhjeve me Rusinë dhe korrupsionit

Postuar në 18 Nëntor, 2014 04:19

Protestat në Hungari, të nisura disa kohë më parë për vendosjen e një takse për përdoruesit e internetit, duket se janë përshkallëzuar drejt kërkesave me natyrë politike. Ditën e hënë në Budapest kanë protestuar rreth 10 000 njerëz, të cilët kërkonin dorëheqjen e kryemistrit Viktor Orban, që akuzohet si “shumë autoritar”. Po kështu, sipas raportimeve nga media të ndryshme, një arsye që ka nxjerrë njerëzit në protestë është edhe kursi prorus që po ndjek Orban, i konfirmuar më së shumti me ndërtimin e gazsjellësit South Stream.
Protesta janë zhvilluar edhe në Çeki, ku si apel qendror nga protestuesit ka qenë kundërshtimi i lidhjeve me Moskën, që duket se pasqyron kështu përplasjet e mëdha me Rusisë dhe Perëndimit.

http://euobserver.com/political/126556
S.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.